1大卫的遗言
1Këto janë fjalët e fundit të Davidit. Kështu thotë Davidi, bir i Isait, kështu thotë njeriu që u ngrit lart, i vajosuri i Perëndisë së Jakobit, këngëtari i ëmbël i Izraelit:
2耶和华的灵借着我说话,他的话在我的舌头上。
2"Fryma e Zotit ka folur nëpërmjet meje dhe fjala e tij ka qenë mbi buzët e mia.
3以色列的 神说,以色列的磐石告诉我:那以公义统治人的,那存敬畏 神的心施行统治的,
3Perëndia i Izraelit ka folur, Kalaja e Izraelit më ka thënë: "Ai që mbretëron me drejtësi mbi njerëzit, ai që mbretëron në frikën e Perëndisë,
4他必像旭日升起的光芒,像无云的早晨,像雨后的晴朗,使地长出绿草。
4është si drita e mëngjesit në të dalë të diellit, në një mëngjes pa re, ashtu si shkëlqimi mbas shiut, që bën të mbijë bari i njomë nga dheu".
5我的家在 神面前不是这样吗?他与我立了永远的约;这约安排了一切,稳固妥当。我的一切救恩、一切愿望,他不都成全吗?
5A nuk është vallë kështu shtëpia ime përpara Perëndisë? Sepse ai ka lidhur me mua një besëlidhje të përjetshme që parashikon çdo gjë dhe që është e sigurt. A nuk do të bëjë ai të lulëzojë shpëtimi im i plotë dhe të gjitha ato që unë dëshiroj?
6流氓却像荆棘被丢弃,人不敢用手拿它。
6Njerëzit e kobshëm do të hidhen tej të gjithë si gjembat, sepse nuk mund të kapen me duar.
7人要碰它,必须带备铁器和枪杆,他们要在原地被火彻底烧毁。”
7Kush i prek duhet të armatoset me një hekur ose me shkopin e një ushte; ato digjen plotësisht në vend me zjarr".
8大卫的勇士(代上11:10-41)以下是大卫勇士的名字:他革扪人约设.巴设,是三勇士的首领,又称为伊斯尼人亚底挪。他曾在一次战役中杀死了八百人。
8Këto janë emrat e luftëtarëve trima që ishin në shërbim të Davidit: Josheb-Bashshebethi, Tahkemoniti, prijës i oficerëve kryesorë. Atë e quajtën Etseniti Adino; sepse kishte vrarë tetëqind njerëz në një herë të vetme.
9其次是亚合人朵多的儿子以利亚撒。从前非利士人在巴斯达闵聚集要争战,与大卫一同去向他们骂阵的三个勇士,其中之一就是以利亚撒;那时以色列人向上撤退,
9Pas tij vinte Eleazari, bir i Dodas, që ishte bir i Ahohit, një ndër tre luftëtarët trima që ishin me Davidin, kur sfiduan Filistejtë e mbledhur për të luftuar, ndërsa Izraelitët ishin tërhequr.
10他却起来,击杀非利士人,直到他的手疲乏无力,紧贴在刀把上。那一天耶和华使以色列人获得了大胜利。众人转到以利亚撒后面,只顾剥夺死者的财物。
10Ai u ngrit dhe i goditi Filistejtë, deri sa dora e tij e rraskapitur i ngriu me shpatën. Atë ditë Zoti korri një fitore të madhe dhe populli shkoi pas tij vetëm për të bërë plaçkë.
11再其次是哈拉人亚基的儿子沙玛。非利士人聚集在利希,那里有一块田地长满了红豆,众人都从非利士人面前逃走。
11Prapa tij vinte Shamahu, bir i Agesë, Hararitit. Filisejtë ishin mbledhur në një numër të madh në një fushë të mbjellë me thjerrëza. Populli ia kishte mbathur përpara Filistejve,
12沙玛却在那块田地中间站稳脚步,保护了那块田,又击杀了非利士人。耶和华又使以色列人获得了大胜利。
12por Shamahu, ishte vendosur në mes të kampit dhe e mbrojti atë, dhe bëri kërdinë në radhët e Filistejve. Kështu Zoti korri një fitore të madhe.
13收割的时候,三十个首领中有三个人下到亚杜兰洞那里去见大卫;有一队非利士人在利乏音谷安营。
13Tre nga tridhjetë krerët zbritën në kohën e korrjes dhe erdhën te Davidi në shpellën e Adullamit, ndërsa një grup Filistejsh kishte ngritur kampin e tij në luginën e gjigantëve.
14那时大卫在山寨中,非利士人的驻军却在伯利恒。
14Davidi ndodhej atëherë në kala dhe kishte një garnizon Filistejsh në Betlem.
15大卫渴望说:“但愿有人把伯利恒城门旁边井里的水拿来给我喝!”
15Davidi pati një dëshirë të madhe dhe tha: "Ah, sikur dikush të më jepte të pija ujë nga pusi i Betlemit, që është afër portës".
16那三个勇士就闯过非利士人的营地,从伯利恒城门旁边的井里打水,把水取上来,带到大卫那里。大卫不肯喝,却把水浇奠在耶和华面前。
16Të tre trimat çanë në mes të kampit të Filistejve dhe morën ujë nga pusi i Betlemit, pranë portës; pastaj e morën me vete dhe ia çuan Davidit. Por ai nuk desh ta pinte, por e derdhi përpara Zotit,
17大卫说:“耶和华啊!我绝对不可作这事。这三个人冒着生命危险去打水,这水不是他们的血吗?”因此大卫不肯喝那水。这些是那三个勇士所作的事。
17duke thënë: "Larg qoftë për mua, o Zot, një veprim i tillë! A nuk u vu, vallë gjaku i njerëzve, jeta e tyre në rrezik?". Dhe nuk deshi ta pinte. Kështu vepruan ata tre trima.
18洗鲁雅的儿子约押的兄弟亚比筛是三十勇士的首领。他曾挥舞矛枪杀死了三百人,因此他与“三勇士”齐名。
18Abishai, vëlla i Joabit dhe biri Tserujahut, ishte prijës i një treshe tjetër. Ngriti ushtën e tij kundër treqind njerëzve dhe i vrau; kështu u bë i famshëm në mes të treve.
19他的荣誉比那“三十勇士”高,所以成为他们的领袖;不过,却不及“三勇士”。
19Ishte më i dëgjuari i treshes; prandaj u bë dhe kryetari i tyre, por nuk arriti të barazohet me tre të parët.
20甲薛人耶何耶大的儿子比拿雅,是一个力气很大的人,作过许多大事。他曾经击杀了摩押人的两个勇将;又在下雪的时候,下到坑里去击杀了一只狮子。
20Benajahu, bir i Jehojadit, bir i një trimi nga Kabtseeli, bëri trimëri të mëdha. Vrau dy heronj të Moabit, që ishin si luanë. Zbriti edhe në mes të një sterne ku vrau një luan, një ditë që binte borë.
21他还击杀了一个体格高大的埃及人。这埃及人手里有矛,比拿雅只拿着棍子下去与他对抗;结果他把埃及人手中的矛枪夺了过来,用那矛枪杀死他。
21Ai vrau gjithashtu një Egjiptas gjigand që kishte në dorë një shtizë; por Benajahu i doli përballë me një bastun, i hoqi nga dora shtizën dhe e vrau me shtizën e tij.
22这些是耶何耶大的儿子比拿雅所作的事。他与“三勇士”齐名。
22Këto gjëra bëri Benajahu, bir i Jehojadit, dhe u bë i famshëm ndër të tre trima.
23他的荣誉比那“三十勇士”高,不过,却不及“三勇士”。大卫立他作侍卫长。
23Ishte më i dëgjuari i të tridhjetëve, por nuk arriti të barazohet me treshen e parë. Davidi e bëri shef të truprojes së tij.
24三十个勇士中有约押的兄弟亚撒黑、伯利恒人朵多的儿子伊勒哈难、
24Pastaj vinin: Asaheli, vëlla i Joabit, njeri nga tridhjetët; Elhanani, bir i Dodos, nga Betlemi;
25哈律人沙玛、哈律人以利加、
25Shamahu nga Harodi; Elika nga Harodi;
26帕勒提人希利斯、提哥亚人益吉的儿子以拉、
26Heleci nga Palti; Ira, bir i Ikeshit, nga Tekoa;
27亚拿突人亚比以谢、户沙人米本乃、
27Abiezeri nga Anathothi; Mebunai nga Husha;
28亚合人撒门、尼陀法人玛哈莱、
28Tsalmoni nga Ahoahu; Maharai nga Netofa;
29尼陀法人巴拿的儿子希立、便雅悯子孙基比亚人利拜的儿子以太、
29Helebi, bir i Baanahut (nga Netofa);
30比拉顿人比拿雅、迦实溪人希太、
30Benajahu nga Pirathoni; Hidai nga përrenjtë e Gaashit;
31伯.亚拉巴人亚比亚本、巴鲁米人押斯玛弗、
31Abi-Alboni nga Arbathi; Azmavethi nga Barhumi;
32沙本人以利雅哈巴、雅善的儿子约拿单、
32Eliahba nga Shaalboni (nga bijtë e Jasenit), Jonathani;
33哈拉人沙玛、哈拉人沙拉的儿子亚希暗、
33Shamahu nga Harari; Ahiami, bir i Shararit, nga Harari;
34玛迦人亚哈拜的儿子以利法列、基罗人亚希多弗的儿子以连、
34Elifeleti, bir i Ahasbait, bir i një Maakatheu; Eliami, bir i Ahithofelit, nga Gilo;
35迦密人希斯莱、亚巴人帕莱、
35Hetsrai nga Karmeli; Paarai nga Arabi;
36琐巴人拿单的儿子以申、迦得人巴尼、
36Igali, bir i Nathanit, nga Tsobahu; Bani nga Gadi;
37亚扪人洗勒、比绿人拿哈莱(拿哈莱是给洗鲁雅的儿子约押拿兵器的)、
37Tseleku, Amoniti; Naharai nga Beerothi (shqyrtar i Joabit, birit të Tserujahut);
38以帖人以拉、以帖人迦立、
38Ira nga Jetheri; Garedi nga Jetheri;
39赫人乌利亚,共有三十七人。
39Uriahu, Hiteu. Gjithsej tridhjetë e shtatë veta.