1约书亚战胜北方联盟
1Kur Jabini, mbret i Hatsorit, i mësoi këto ngjarje, u dërgoi lajmëtarë Johabit, mbretit të Madonit, mbretit të Shimronit dhe atij të Akshafit,
2以及住在北方山地、基尼烈南边的亚拉巴高原和西边多珥高地的众王,
2mbretërve që ndodheshin në veri të zonës malore, në Arabah, në jug të Kinerethit, në ultësirën dhe mbi lartësitë e Dorit, në perëndim,
3又去见在东方和西方的迦南人,住在山地的亚摩利人、赫人、比利洗人和耶布斯人,以及米斯巴地黑门山下的希未人。
3Kananejve që ishin në lindje dhe në perëndim, Amorejve, Hitejve, Perezejve dhe Jebusejve në krahinën malore, Hivejve në këmbët e malit Hermon në vendin e Mitspahut.
4这些王与他们所有的军队都一同出来,人数众多,好像海边的沙,还有很多马匹和车辆。
4Kështu ata dolën, ata vetë me tërë ushtritë e tyre, një turmë shumë e madhe si rëra që është mbi bregun e detit dhe me kuaj e qerre në një numër shumë të madh.
5这些王都联合起来,来到米伦水边,在那里一起安营,要与以色列人作战。
5Kështu tërë këta mbretër u bashkuan dhe erdhën në afërsitë e ujërave të Meromit për të ngritur një kamp të përbashkët dhe për të luftuar kundër Izraelit.
6耶和华对约书亚说:“你不要因他们惧怕,因为明天这个时候,我必使他们全数在以色列人面前被杀;你要砍断他们的马蹄筋,焚烧他们的车辆。”
6Por Zoti i tha Jozueut: "Mos u tremb nga ata, sepse nesër në këtë orë ke për t'i parë të gjithë të vrarë para Izraelit. Do të presësh leqet e këmbëve të kuajve të tyre dhe do të djegësh qerret e tyre".
7于是约书亚和所有与他在一起能作战的人,在米伦水边突然迫近,攻打他们。
7Jozueu, pra, dhe gjithë luftëtarët bashkë me të, marshuan papritmas kundër tyre afër ujërave të Meromit dhe i sulmuan;
8耶和华把他们交在以色列人手里,以色列人就击杀他们,追赶他们直到西顿大城、米斯利弗.玛音,以及在东边的米斯巴谷;以色列人击杀他们,没有留下一个。
8dhe Zoti i dha në duart e Izraelitëve, të cilët i mundën dhe i ndoqën deri në Sidonin e madh, deri në ujërat e Misrefothit dhe në luginën e Mitspahut, në drejtim të lindjes; i mundën deri në atë pikë sa nuk lanë të gjallë asnjë prej tyre.
9约书亚照着耶和华吩咐他的对待他们;他砍断了他们的马蹄筋,用火烧了他们的车辆。
9Jozueu i trajtoi si i kishte thënë Zoti preu leqet e këmbëve të kuajve të tyre dhe ua dogji qerret.
10那时,约书亚转回来,占领了夏琐,用刀击杀了夏琐王,因为夏琐在这些国中素来是为首的。
10Në po atë periudhë Jozueu u kthye dhe pushtoi Hatsorin, vrau mbretin e tij me shpatë, sepse në të kaluarën Hatsori kishte qenë kryeqyteti i tërë këtyre mbretërive.
11以色列人用刀击杀了城中所有的人,把他们完全毁灭;有气息的一个也没有留下;约书亚又放火烧了夏琐。
11Vrau me shpatë tërë njerëzit që gjendeshin aty, duke vendosur shfarosjen e tyre; pastaj i vuri flakën Hatsorit.
12约书亚夺取了那些王的一切城镇,又擒获那些城镇所有的王;他用刀击杀了他们,把一切完全毁灭,正如耶和华仆人摩西所吩咐的。
12Kështu Jozueu pushtoi tërë qytetet e këtyre mbretërive, zuri mbretërit e tyre dhe i vrau me shpatë, duke vendosur shfarosjen e tyre, ashtu si kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtori i Zotit.
13至于那些立在土丘上的城,除了夏琐以外,以色列人都没有焚烧;约书亚只烧了夏琐。
13Por Izraeli nuk u vuri flakën asnjërit prej qyteteve që ngriheshin në kodrinat, me përjashtim të Hatsorit, i vetmi qytet që Jozueu dogji.
14那些城所有的战利品和牲畜,以色列人都据为己有;只是把所有的人都用刀击杀了,直到把他们杀尽;有气息的,他们没有留下一个。
14Bijtë e Izraelit morën për vete tërë plaçkën e këtyre qyteteve dhe bagëtinë, por vranë tërë njerëzit dhe nuk lanë shpirt të gjallë.
15耶和华怎样吩咐他的仆人摩西,摩西就怎样吩咐约书亚,约书亚也照样行了;耶和华吩咐摩西的一切,约书亚没有一样不办妥的。
15Ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun, shërbëtorin e tij, kështu Moisiu urdhëroi Jozueun, dhe ky nuk la pas dore asgjë nga tërë ato që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut.
16约书亚攻取各地这样,约书亚夺取了那整个地区,就是山地、整个南地、歌珊全地、高原、亚拉巴、以色列山地和山地的高原;
16Kështu Jozueu shtiu në dorë tërë atë vend, krahinën malore, tërë Negevin, tërë vendin e Goshenit, ultësirën, Arabahun, krahinën malore të Izraelit dhe ultësirat e tij,
17从延伸至西珥的哈拉山,直到黑门山下黎巴嫩谷的巴力.迦得;约书亚擒获了那些地方所有的王,把他们都杀死了。
17nga mali Holak, që ngrihet në drejtim të Seirit, deri në Baal-Gad në luginën e Libanit në këmbët e malit Hermon; zuri tërë mbretërit e tyre, i goditi dhe i vrau.
18约书亚和这些王作战了很多的日子。
18Jozueu luftoi gjatë kundër të gjithë këtyre mbretërve.
19除了住在基遍的希未人以外,没有一座城与以色列人议和的;所有其他的城都是以色列人作战夺取的。
19Nuk pati qytet që të bënte paqe me bijtë e Izraelit, me përjashtim të Hivejve që banonin në Gabaon; i pushtuan të gjitha me luftë.
20因为这是出于耶和华的旨意,他使他们心里刚硬,要与以色列人交战,好把他们完全毁灭,使他们不蒙怜悯,却要被消灭,正如耶和华吩咐摩西的。
20Në fakt ishte Zoti vetë që fortësonte zemrën e tyre që të bënin luftë kundër Izraelit, me qëllim që Izraeli të vendoste shfarosjen e tyre pa asnjë mëshirë për ta, por t'i zhdukte nga faqja e dheut ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
21那时约书亚来了,把在山地、希伯仑、底璧、亚拿伯、整个犹大山地、整个以色列山地所有的亚衲族人都剪除了。约书亚把他们与他们的城镇都完全毁灭了。
21Po në këtë periudhë Jozueu u nis në marshim dhe shfarosi Anakitët e krahinës malore, ata të Hebronit, të Debirit, të Anabit, të të gjithë krahinës malore të Judës dhe të të gjithë krahinës malore të Izraelit; Jozueu vendosi shfarosjen e tyre të plotë bashkë me qytetet e tyre.
22在以色列人的境内,没有留下一个亚衲族人,只在迦萨、迦特和亚实突还有余下的。
22Nuk mbetën më Anakitë në vendin e bijve të Izraelit; mbetën disa prej tyre vetëm në Gaza, në Gath dhe në Ashod.
23这样,约书亚照着耶和华吩咐摩西的一切话,夺取了那全地;于是,约书亚按着以色列的支派把地分给他们作产业。全地也就止息了战争。
23Kështu Jozueu shtiu në dorë tërë vendin, pikërisht ashtu siç i kishte thënë Zoti Moisiut; Jozueu ia la pastaj si trashëgim Izraelit, simbas ndarjeve të tyre në fise. Dhe kështu vendi pati një pushim nga lufta.