1Psalam. Asafov Kako je dobar Bog čestitima, Bog onima koji su čista srca!
1Me siguri Perëndia është i mirë me Izraelin, me ata që janë të pastër nga zemra.
2A meni umalo noge ne posrnuše, zamalo koraci ne okliznuše,
2Por, sa për mua, gati gati po më pengoheshin këmbët dhe për pak hapat e mia do të shkisnin.
3jer zločincima zavidjeh motreći sreću grešnika.
3Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqënien e njerëzve të këqij.
4Nikakvu patnju ne snose, pretilo je tijelo njihovo.
4Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë.
5Ne žive u mukama smrtnika, ljudske ih nevolje ne biju.
5Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë.
6Stoga je oholost ogrlica vratu njihovu, a nasilje haljina koja ih pokriva.
6Prandaj kryelartësia i rrethon si një gjerdan dhe dhuna i mbështjell si një rrobe.
7Iz pretila srca izlazi opakost njihova, srca im se prelijevaju ispraznim tlapnjama.
7Sytë u dalin jashtë nga dhjami dhe përfytyrimet e çoroditura të zemrës së tyre vërshojnë.
8Podsmjehuju se i zlobno govore, nasiljem prijete odozgo.
8Ata tallen dhe kurdisin me pabesi shtypjen, flasin me arrogancë.
9Ustima na nebo nasrću, a jezik se njihov obara na zemlju.
9E drejtojnë gojën e tyre kundër qiellit dhe gjuha e tyre përshkon tokën.
10Zato moj narod za njima leti i srče obilne vode
10Prandaj njerëzit e tyre kthehen nga ajo anë dhe pijnë me të madhe ujërat e tyre,
11pa veli: "Kako da dozna Bog? Spoznaje li Svevišnji?"
11dhe thonë: "Si është e mundur që Perëndia të dijë çdo gjë dhe të ketë njohuri te Shumë i Larti?".
12Eto, takvi su grešnici: uvijek spokojni, bogatstvo zgrću.
12Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre.
13Jesam li, dakle, samo ja uzalud čuvao srce čisto i u nedužnosti prao ruke
13Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time.
14kad sam primao udarce svaki dan i kaznu jutro za jutrom?
14Sepse jam goditur tërë ditën dhe jam ndëshkuar çdo mëngjes.
15Da sam kazao: "Govorit ću kao i oni", izdao bih rod sinova tvojih.
15Sikur të kisha thënë: "Do të flas edhe unë kështu", ja, do të kisha mohuar brezin e bijve të tu.
16Promišljah tada da bih spoznao: al' mi se učini mučno u očima mojim
16Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m'u duk shumë e vështirë.
17sve dok ne nađoh ulaz u Božje svetinje pa prozreh kakav im je svršetak.
17Deri sa hyra në shenjtoren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre.
18Zaista, na klizavu stazu ti ih postavljaš, u propast ih obaraš.
18Me siguri, ti i vë në vënde të rrëshqitshme dhe kështu i bën që të bien në shkatërrim.
19Kako učas propadoše, nestaše, užas ih izjede!
19Si u shkatërruan në një çast! Ata vdiqën të konsumuar nga tmerri!
20Kao što čovjek prezire san kad se probudi, tako ćeš, Gospode, prezreti lik im kada ustaneš.
20Ashtu si në një ëndërr, kur zgjohesh, kështu edhe ti, o Zot, kur të zgjohesh, do të përbuzësh pamjen e tyre të kotë.
21Kad mi duša bijaše ojađena, a bubrezi probodeni,
21Kur zemra ime acarohej dhe e ndjeja veten sikur më shponin nga brenda,
22bezumnik bijah bez razbora, k'o živinče pred tobom.
22unë isha pa mend dhe pa kuptim; para teje isha si një kafshë.
23Al' ću odsad uvijek biti s tobom, jer ti prihvati desnicu moju:
23Por megjithatë unë jam gjithnjë me ty; ti më ke kapur nga dora e djathtë.
24vodit ćeš me po naumu svojem da me zatim uzmeš u slavu svoju.
24Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde dhe do të më çosh pastaj në lavdi.
25Koga ja imam u nebu osim tebe? Kad sam s tobom, ne veselim se zemlji.
25Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje.
26Malaksalo mi tijelo i srce: okrilje srca moga, i baštino moja, o Bože, dovijeka!
26Mishi im dhe zemra ime nuk mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.
27Doista, propast će oni koji se udaljuju od tebe, istrebljuješ svakog tko ti se iznevjeri.
27Sepse ja, ata që largohen prej teje do të vdesin; ti shkatërron tërë ata që, duke kurvëruar, largohen prej teje.
28A meni je milina biti u Božjoj blizini, imati sklonište svoje u Jahvi. Pripovijedat ću sva tvoja djela na vratima Kćeri sionske.
28Por sa për mua, e mira është t'i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time, për të treguar gjithë veprat e tua.