Danish

Shqip

2 Samuel

14

1Da nu Joab, Zerujas Søn, mærkede, at Kongens Hjerte hang ved Absalon,
1Joabi, bir i Tserujahut, vuri re që zemra e mbretit ishte e shqetësuar për Absalomin.
2sendte han Bud til Tekoa efter en klog Kvinde og sagde til hende: "Lad, som om du har Sorg, ifør dig Sørgeklæder, lad være at salve dig med Olie, men bær dig ad som en Kvinde, der alt i lang Tid har sørget over en afdød;
2Kështu Joabi dërgoi dikë në Tekoa dhe solli që andej një grua të urtë, së cilës i tha: "Bëj sikur mban zi dhe vish një palë rroba zije; mos u lyej me vaj, por sillu si një grua që qan prej kohe një të vdekur.
3gå så til Kongen og sig således til ham" - og Joab lagde hende Ordene i Munden.
3Shko pra te mbreti dhe foli në këtë mënyrë". Dhe Joabi e mësoi se ç'duhej të thoshte.
4Kvinden fra Tekoa gik så til Kongen, faldt til Jorden på sit Ansigt, bøjede sig og sagde: "Hjælp Konge!"
4Gruaja e Tekoas shkoi të flasë me mbretin, u hodh me fytyrën për tokë, u përul dhe tha: "Ndihmomë, o mbret!".
5Kongen spurgte hende: "Hvad fattes dig?" Og hun sagde: "Jo, jeg er Enke, min Mand er død.
5Mbreti i tha: "Çfarë ke?". Ajo u përgjigj: "Mjerësisht jam e ve dhe burri më ka vdekur.
6Din Trælkvinde havde to Sønner; de kom i Klammeri ude på Marken, og der var ingen til at bilægge deres Tvist; så slog den ene den anden ihjel.
6Shërbëtorja jote kishte dy djem, por këta patën një grindje midis tyre në arë, dhe, me qenë se nuk kishte njeri t'i ndante, njeri gioditi tjetrin dhe e vrau.
7Men nu træder hele Slægten op imod din Trælkvinde og siger: Udlever Brodermorderen, for at vi kan slå ham ihjel og hævne Broderen, som han dræbte! Således siger de for at få Arvingen ryddet af Vejen og slukke den sidste Glød, jeg har tilbage, så at min Mand ikke får Eftermæle eller Efterkommere på Jorden!"
7Tani tërë farë e fis është ngritur kundër shërbëtores sate, duke thënë: "Na dorëzo atë që vrau vëllanë, që ta bëjmë të vdesë për jetën e vëllait që ai ka vrarë dhe për të shfarosur edhe trashëgimtarin". Në këtë mënyrë do të shuhet e vetmja urë zjarri që më ka mbetur dhe nuk kanë për t'i lënë burrit tim as emër as pasardhës mbi faqen e dheut".
8Da sagde Kongen til Kvinden: "Gå kun hjem, jeg skal jævne Sagen for dig!"
8Mbreti i tha gruas: "Shko në shtëpinë tënde; unë do të jap urdhrat për çështjen tënde".
9Men kvinden fra Tekoa sagde til Kongen: "Lad Skylden komme over mig og mit Fædrenehus, Herre Konge, men Kongen og hans Trone skal være skyldfri!"
9Gruaja e Tekoas i tha mbretit: "O mbret, zotëria ime, faji të bjerë mbi mua dhe mbi shtëpinë e atit tim, por mbreti dhe froni i tij të jenë të pafaj".
10Kongen sagde da: "Enhver, som vil dig noget, skal du bringe til mig, så skal han ikke mere volde dig Men!"
10Mbreti tha: "Në qoftë se dikush të thotë diçka, sille tek unë dhe ke për të parë që nuk do të të bjerë më në qafë".
11Men Kvinden sagde: "Vilde dog Kongen nævne HERREN din Guds Navn, for at Blodhævneren ikke skal volde endnu mere Ulykke og min Søn blive ryddet af Vejen!" Da sagde han: "Så sandt HERREN lever, der skal ikke krummes et Hår på din Søns Hoved!"
11Atëherë ajo tha: "Të mos e harrojë mbreti, të lutem, Zotin, Perëndinë tënd, në mënyrë që hakmarrësi i gjakut të mos vazhdojë të shkatërrojë dhe biri im të mos shfaroset". Ai u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, birit tënd, nuk do t'i bjerë në tokë asnjë qime floku!".
12Da sagde Kvinden: "Må din Trælkvinde sige min Herre Kongen et Ord?" Han svarede: "Tal!"
12Atëherë gruaja i tha: "Lejoje shërbëtoren tënde t'i thotë akoma një fjalë mbretit!". Ai u përgjigj: "Thuaje, pra".
13Og Kvinden sagde: "Hvor kan du da tænke på at gøre det samme ved Guds Folk - når Kongen taler således, dømmer han jo sig selv - og det gør Kongen, når han ikke vil lade sin forstødte Søn vende tilbage.
13Gruaja ia rifilloi: "Pse ke menduar një gjë të tillë kundër popullit të Perëndisë? Duke folur në këtë mënyrë në fakt mbreti është deri diku fajtor, sepse mbreti nuk e kthen atë që është në mërgim.
14Thi vi skal visselig alle dø, vi er som Vandet, der ikke kan samles op igen, når det hældes ud på Jorden; men Gud vil ikke tage det Menneskes Liv, der omgås med den Tanke, at en forstødt ikke skal være forstødt for stedse.
14Ne duhet të vdesim dhe jemi si ujët që derdhet mbi tokë, që nuk mund të mblidhet; por Perëndia nuk të heq jetën, por gjen mënyrën që ai që është në mërgim të mos qëndrojë larg tij.
15Når jeg nu er kommet for at tale om denne Sag til min Herre Kongen, så er det, fordi de Folk har gjort mig bange; din Trælkvinde tænkte: Jeg vil tale til Kongen, måske opfylder Kongen sin Trælkvindes Bøn;
15Dhe tani kam ardhur të flas për këtë gjë me mbretin, me zotërinë time, sepse populli më ka trembur; dhe shërbëtorja jote ka thënë: "Dua të flas me mbretin; ndofta mbreti do të bëjë atë që shërbëtorja e tij do t'i thotë.
16thi Kongen vil bønhøre mig og fri sin Trælkvinde af den Mands Hånd, som tragter efter at udrydde mig tillige med min Søn af Guds Arvelod.
16Mbreti do të dëgjojë shërbëtoren e tij dhe do ta çlirojë nga duart e atye që duan të më heqin mua dhe birin tim nga trashëgimia e Perëndisë".
17Og din Trælkvinde tænkte: Min Herre Kongens Ord vil være mig en Lindring; thi min Herre Kongen er som en Guds Engel til at skønne over godt og ondt! HER- REN din Gud være med dig!"
17Shërbëtorja jote thoshte: "Oh, fjala e mbretit, e tim zoti, më ngushëlloftë, sepse mbreti, zotëria ime, është si një engjëll i Perëndisë që di të dallojë të mirën dhe të keqen". Zoti, Perëndia yt, qoftë me ty".
18Da sagde Kongen til Kvinden: "Svar mig på det Spørgsmål, jeg nu stiller dig, dølg ikke noget!"Kvinden sagde: "Min Herre Kongen tale!"
18Mbreti u përgjigj dhe i tha gruas: "Të lutem, mos më fshih asgjë nga ato që do të pyes. Gruaja i tha: "Le të flasë mbreti, Zotëria ime".
19Da sagde Kongen: "Har Joab en Finger med i alt dette?" Og Kvinden svarede: "Så sandt du lever, Herre Konge, det er umuligt at slippe uden om, hvad min Herre Kongen siger. Ja, det var din Træl Joab, som pålagde mig dette og lagde din Trælkvinde alle disse Ord i Munden.
19Atëherë mbreti tha: "A nuk është ndoshta dora e Joabit me ty në tërë këtë çështje?". Gruaja u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që ti rron, o mbret, zotëria im, çështja është pak a shumë ashtu siç e ka thënë mbreti, zotëria im; ka qenë në fakt shërbëtori yt Joabi ai që ka dhënë këto urdhëra dhe ka vënë tërë këto fjalë në gojën e shërbëtores sate.
20For at give Sagen et andet Udseende har din Træl Joab gjort således. Men min Herre er viis som en Guds Engel, så han ved alle Ting på Jorden!"
20Shërbëtori yt Joab e bëri këtë gjë për të sjellë një ndryshim në gjendjen e tanishme; por zotëria ime ka po atë dituri të një engjëlli të Perëndisë për të kuptuar tërë ato që ndodhin mbi dhe".
21Derpå sagde Kongen til Joab: "Vel, jeg vil gøre det! Gå hen og bring den unge Mand, Absalon, tilbage!"
21Atëherë mbreti i tha Joabit: "Ja, do të bëj pikërisht këtë. Shko, pra, dhe bëj që të kthehet i riu Absalom.
22Da faldt Joab på sit Ansigt til Jorden og bøjede sig og velsignede Kongen og sagde: "Nu ved din Træl, at jeg har fundet Nåde for dine Øjne, Herre Konge, siden Kongen har opfyldt sin Træls Bøn!"
22Atëherë Joabi u shtri me fytyrën për tokë, u përul dhe e bekoi mbretin. Pastaj Joabi tha: "Sot shërbëtori yt kupton se ka gjetur hirin tënd, o mbret, o imzot, sepse mbreti bëri atë që shërbëtori kishte kërkuar".
23Derpå begav Joab sig til Gesjur og hentede Absalon tilbage til Jerusalem.
23Kështu Joabi u ngrit dhe shkoi në Geshur, dhe e solli Absalomin në Jeruzalem.
24Men Kongen sagde: "Lad ham gå hjem til sit Hus; for mit Åsyn bliver han ikke stedet!" Da gik Absalon hjem til sit Hus, og for Kongens Åsyn blev han ikke stedet.
24Por mbreti tha: "Të mblidhet në shtëpinë e tij dhe të mos e shohë fytyrën time!". Kështu Absalomi u tërhoq në shtëpinë e tij dhe nuk e pa fytyrën e mbretit.
25Men ingen Mand i hele Israel blev beundret så højt for sin Skønhed som Absalon; fra Fodsål til Isse var der ikke en Lyde ved ham.
25Në të gjithë Izraelin nuk kishte njeri që ta lavdëronin më tepër për bukuri se sa Absalomit; nga tabanët e këmbëve deri në majën e kokës nuk kishte asnjë të metë tek ai.
26Og når han lod sit Hår klippe - han lod det klippe, hver Gang der var gået et År, fordi det blev ham for tungt, derfor måtte han lade det klippe - vejede det 200 Sekel efter kongelig Vægt.
26Kur priste flokët (dhe këtë e bënte çdo vit sepse flokët i rëndonin shumë), ai i peshonte flokët e kokës së tij; ato peshonin dyqind sikla simbas masave të caktuara nga mbreti.
27Der fødtes Absalon tre Sønner og een Datter ved Navn Tamar; hun var en smuk Kvinde.
27Absalomit i lindën tre djem dhe një vajzë e quajtur Tamara, që ishte e hijshme.
28Absalon boede nu to År i Jerusalem uden at blive stedet for Kongen.
28Absalomi banoi dy vjet në Jeruzalem, pa e parë fytyrën e mbretit.
29Da sendte Absalon Bud efter Joab for at få ham til at gå til Kongen; men han vilde ikke komme. Han sendte Bud een Gang til, men han vilde ikke komme.
29Pastaj Absalomi thirri Joabin për ta dërguar te mbreti, por ai nuk deshi të vinte; e dërgoi ta thërriste një herë të dytë, por ai nuk deshi të vinte.
30Da sagde han til sine Folk "Se den Bygmark, Joab har der ved Siden af min! Gå hen og stik Ild på den!" Og Absalons Folk stak Ild på Marken.
30Atëherë Absalomi u tha shërbëtorëve të tij: "Ja, ara e Joabit është pranë arës sime dhe aty ka elb; shkoni t'i vini zjarrin!". Kështu shërbëtorët e Absalomit i vunë zjarrin arës.
31Da begav Joab sig ind til Absalon og sagde til ham: "Hvorfor har dine Folk stukket Ild på min Mark?"
31Atëherë Joabi u ngrit, shkoi në shtëpinë e Absalomit dhe i tha: "Pse shërbëtorët e tu i vunë zjarrin arës sime?".
32Absalon svarede Joab: "Se, jeg sendte Bud efter dig og bad dig komme herhen, for at jeg kunde sende dig til Kongen og sige: Hvorfor kom jeg tilbage fra Gesjur? Det havde været bedre for mig, om jeg var blevet der! Men nu vil jeg stedes for Kongen; er der Skyld hos mig så lad ham dræbe mig!"
32Absalomi iu përgjigj Joabit: "Unë të kisha dërguar fjalë: "Eja këtu, që të kem mundësi të të dërgoj te mbreti për t'i thënë: Pse jam kthyer nga Geshuri? Do të kishte qenë më mirë për mua të kisha mbetur atje". Tani më lejo të shoh fytyrën e mbretit. Në rast se tek unë ka ndonjë paudhësi, ai të shkaktojë vdekjen time".
33Joab gik da til Kongen og overbragte ham disse Ord. Så lod han Absalon kalde, og han kom ind til Kongen; og han bøjede sig for ham og faldt på sit Ansigt til Jorden for Kongen. Så kyssede Kongen Absalon.
33Joabi shkoi atëherë te mbreti dhe ia tregoi çështjen. Ky thirri Absalomin që shkoi te mbreti dhe ra përmbys me fytyrën për tokë përpara tij; dhe mbreti e puthi Absalomin.