Danish

Shqip

2 Samuel

15

1Men nogen tid efter skaffede Absalon sige Vogn og Heste og halvtredsindstyve Forløbere;
1Mbas kësaj Absalomi gjeti një karrocë, disa kuaj dhe pesëdhjetë njerëz që të vraponin para tij.
2og om Morgenen stillede han sig ved Portvejen, og når nogen gik til Kongen for af få en Retssag afgjort, kaldte Absalon ham til sig og spurgte ham: "Hvilken By er du fra?" Når han da svarede: "Din Træl er fra den eller den af Israels Stammer!"
2Absalomi ngrihej herët në mëngjes dhe rrinte anës rrugës që të çonte te porta e qytetit. Kështu, në qoftë se dikush kishte ndonjë gjyq dhe shkonte te mbreti për të siguruar drejtësi, Absalomi e thërriste dhe i thoshte: "Nga cili qytet je?". Tjetri i përgjigjej: "Shërbëtori yt është nga filan fis i Izraelit".
3så sagde Absalon til ham: "Ja, din Sag er god og retfærdig; men hos Kongen finder du ikke Øre!"
3Atëherë Absalomi i thoshte: "Shif, argumentat e tua janë të mira dhe të drejta, por nuk ka njeri nga ana mbretit që të të dëgjojë".
4Og Absalon tilføjede: "Vilde man blot sætte mig til Dommer i Landet! Da måtte enhver, der har en Retssag eller Retstrætte, komme til mig, og jeg vilde hjælpe ham til hans Ret."
4Pastaj Absalomi shtonte: "Sikur të më bënin mua gjyqtar të vendit, kushdo që të kishte një proçes apo një çështje do të vinte tek unë dhe unë do t'i siguroja drejtësi".
5Og når nogen nærmede sig for at kaste sig ned for ham, rakte han Hånden ud og holdt ham fast og kyssede ham.
5Kur dikush afrohej për të rënë përmbys përpara tij, ai shtrinte dorën, e merrte dhe e puthte.
6Således gjorde Absalon over for alle Israeliterne, som kom til Kongen for at få deres Sager afgjort, og Absalon stjal Israels Mænds Hjerte.
6Absalomi sillej kështu me të gjithë ata të Izraelit që vinin te mbreti për të kërkuar drejtësi; në këtë mënyrë Absalomi fitoi zemrën e njerëzve të Izraelit.
7Da der var gået fire År, sagde Absalon til Kongen: "Lad mig få Lov at gå til Hebron og indfri et Løfte, jeg har aflagt HERREN;
7Ndodhi që, pas katër vjetve, Absalomi i tha mbretit: "Të lutem, lermë të shkoj në Hebron për të përmbushur një kusht që kam lidhur me Zotin.
8thi medens din Træl boede i Gesjur i Aram, aflagde jeg det Løfte: Hvis HERREN lader mig komme tilbage til Jerusalem, vil jeg ære HERREN i Hebron!"
8Sepse gjatë qëndrimit të tij në Geshur të Sirisë, shërbëtori yt ka lidhur një kusht duke thënë: "Në rast se Zoti më kthen në Jeruzalem, unë do t'i shërbejë Zotit!".
9Kongen svarede ham: "Gå med Fred!" Og han begav sig til Hebron.
9Mbreti i tha: "Shko në paqe!". Atëherë ai u ngrit dhe vajti në Hebron.
10Men Absalon havde i al Hemmelighed sendt Bud ud i alle Israels Stammer og ladet sige: "Når I hører, der stødes i Horn, så skal I råbe: Absalon er blevet Konge i Hebron!"
10Pastaj Absalomi dërgoi emisarë ndër të gjitha fiset e Izraelit për të thënë: "Kur të dëgjoni tingullin e borisë, do të thoni: "Absalomi u shpall mbret në Hebron".
11Og med Absalon fulgte fra Jerusalem 200 Mænd, som han havde indbudt, og som drog med i god Tro uden at vide af noget.
11Me Absalomin u nisën nga Jeruzalemi dyqind njerëz si të ftuar; ata shkuan pa të keq, pa ditur gjë.
12Og da Absalon ofrede, Slagtofre, lod han Giloniten Akitofel, Davids Rådgiver, hente i hans By Gilo. Og Sammensværgelsen vandt i Styrke, idet flere og flere af Folket gik over til Absalon.
12Absalomi, ndërsa ofronte flijimet, dërgoi të thërrasë nga qyteti i tij Gjiloh Ahithofelin, Gilonitin, këshilltarin e Davidit. Kështu komloti bëhej më i fortë, sepse populli shtohej rreth Absalomit.
13Da kom en og meldte David det og sagde: "Israels Hu har vendt sig til Absalon!"
13Pastaj arriti te Davidi një lajmëtar për të thënë: "Zemra e njerëzve të Izraelit ndjek Absalomin".
14Og David sagde til alle sine folk, som var hos ham i Jerusalem: "Kom, lad os flygte; ellers kan vi ikke undslippe Absalon; skynd jer af Sted, at han ikke skal skynde sig og nå os, bringe ulykke over os og nedhugge Byens Indbyggere med Sværdet!"
14Atëherë Davidi u tha gjithë shërbëtorëve të tij që ishin me të në Jeruzalem: "Çohuni dhe t'ia mbathim; përndryshe asnjeri prej nesh nuk ka për të shpëtuar nga duart e Absalomit. Nxitoni të ikni, që të mos na kapë në befasi dhe të bjerë mbi ne shkatërrimi, dhe të mos godasë qytetin me majën e shpatës".
15Kongens Folk svarede: "Dine Trælle er rede til at gøre alt, hvad du finder rigtigt, Herre Konge!"
15Shërbëtorët e mbretit i thanë: "Ja, shërbëtorët e tu janë gati të bëjnë gjithçka që i pëlqen mbretit, zotërisë tonë".
16Så drog Kongen ud, fulgt af hele sit Hus; dog lod Kongen ti Medhustruer blive tilbage for at se efter Huset.
16Kështu mbreti u nis, i ndjekur nga tërë shtëpia e tij, por la dhjetë konkubina për të ruajtur pallatin.
17Så drog Kongen ud, fulgt af alle sine Folk. Ved det sidste Hus gjorde de Holdt,
17Mbreti u nis, i ndjekur nga tërë populli, që u ndal te shtëpia e fundit.
18og alle Krigerne gik forbi ham, ligeledes alle Kreterne og Pleterne; også alle Gatiten Ittajs Mænd, 600 Mand, som havde fulgt ham fra Gat, gik forbi Kongen.
18Tërë shërbëtorët e mbretit kalonin përpara dhe pranë tij; tërë Kerethejtë, tërë Pelethejtë dhe tërë Gitejtë, gjithsej gjashtëqind veta që e kishin ndjekur nga Gathi, ecnin para mbretit.
19Da sagde Kongen til Gatiten Ittaj: "Hvorfor går også du med? Vend om og bliv hos Kongen; thi du er Udlænding og er vandret ud fra din Hjemstavn;
19Atëherë mbreti i tha Itait nga Gathi: "Pse vjen edhe ti me ne? Kthehu dhe rri me mbretin, sepse ti je i huaj dhe për më tepër i mërguar nga atdheu yt.
20i Går kom du, og i Dag skulde jeg tage dig med på vor Omflakken, jeg, som går uden at vide hvorhen! Vend tilbage og tag dine Landsmænd med; HERREN vise dig Miskundhed og Trofasthed!"
20Ti ke arritur vetëm dje dhe sot do të të duhej të endesh sa andej e këtej, kur unë vetë nuk e di se ku po shkoj? Kthehu prapa dhe kthe me vëllezërit e tu në mirësi dhe në besnikëri".
21Men Ittaj svarede Kongen: "Så sandt HERREN lever, og så sandt du, Herre Konge, lever: Hvor du, Herre Konge, er, der vil din Træl være, hvad enten det bliver Liv eller Død!"
21Por Itai iu përgjigj mbretit duke thënë: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që jeton mbreti, zotëria im, në çdo vend që të jetë mbreti, zotëria im, për të vdekur ose për të jetuar, aty do të jetë edhe shërbëtori yt".
22Da sagde David til Ittaj: "Vel, så drag forbi!" Så drog Gatiten Ittaj forbi med alle sine Mænd og hele sit Følge af Kvinder og Børn.
22Atëherë Davidi i tha Itait: "Shko përpara dhe vazhdo". Kështu Itai, Giteu, shkoi tutje me gjithë njerëzit e tij dhe tërë fëmijët që ishin me të.
23Hele Landet græd højt, medens alle Krigerne gik forbi; og Kongen stod i Kedrons Dal, medens alle Krigerne gik forbi ham ad Vejen til Oliventræet i Ørkenen.
23Tërë banorët e vendit qanin me zë të lartë, ndërsa tërë populli kalonte. Mbreti kapërceu përruan e Kidronit dhe tërë populli kaloi në drejtim të shkretëtirës.
24Også Zadok og Ebjatar, som bar Guds Pagts Ark, kom til Stede; de satte Guds Ark ned og lod den stå, indtil alle Krigerne fra Byen var gået forbi.
24Dhe ja po vinte edhe Tsadoku me tërë Levitët, të cilët mbanin arkën e besëlidhjes së Perëndisë Ata e vendosën arkën e Perëndisë dhe Abiathari ofroi flijime, deri sa tërë populli mbaroi daljen nga qyteti.
25Da sagde Kongen til Zadok: "Bring Guds Ark tilbage til Byen! Hvis jeg finder Nåde for HERRENs Øjne, fører han mig tilbage og lader mig stedes for ham og hans Bolig;
25Pastaj mbreti i tha Tsadokut: "Çoje në qytet arkën e Perëndisë! Po të kem gjetur hirin e Zotit, ai do të më kthejë dhe do të bëjë që ta shoh përsëri qytetin bashkë me banesën e tij.
26siger han derimod: Jeg har ikke Behag i dig! se, da er jeg rede; han gøre med mig, hvad ham tykkes godt!"
26Por në rast se thotë: "Nuk të pëlqej", ja ku jam, le të më bëjë atë që i pëlqen"..
27Og Kongen sagde til Præsten Zadok: "Se, du og Ebjatar skal med Fred vende tilbage til Byen tillige med eders to Sønner, din Søn Ahima'az og Ebjatars Søn Jonatan!
27Mbreti i tha akoma priftit Tsadok: "A nuk je ti shikues? Kthehu në paqe në qytet me dy bijtë tuaj: Ahimaatsin, birin tënd, dhe me Jonathain, birin e Abiatharit.
28Se, jeg bier ved Vadestederne på Jordansletten, indtil jeg får Bud fra eder med Efterretning."
28Shikoni, unë do të pres në fushat e shkretëtirës, deri sa të më vijë nga ana juaj ndonjë fjalë për të më njoftuar".
29Zadok og Ebjatar bragte da Guds Ark tilbage til Jerusalem, og de blev der.
29Kështu Tsadoku dhe Abiathari e çuan përsëri në Jeruzalem arkën e Perëndisë dhe qëndruan aty.
30Men David gik grædende op ad Oliebjerget med tilhyllet Hoved og bare Fødder, og alle Krigerne, som fulgte ham, havde tilhyllet deres Hoveder og gik grædende opefter.
30Davidi mori të përpjetën e malit të Ullinjve dhe, duke u ngjitur, qante; ecte kokëmbuluar dhe këmbëzbathur. Dhe tërë njerëzit që ishin me të ishin kokëmbuluar dhe qanin duke u ngjitur.
31Da David fik at vide, at Akitofel var iblandt de sammensvorne, som holdt med Absalon, sagde han: "Gør Akitofels Råd til Skamme, HERRE!"
31Dikush erdhi t'i thotë Davidit: "Ahithofeli figuron me Absalomin në mes të komplotistëve". Davidi tha: "O Zot, të lutem, bëji të kota këshillat e Ahithofelit!".
32Da David var kommet til Bjergets Top, hvor man plejede at tilbede Gud, kom Arkiten Husjaj, Davids Ven, ham i Møde med sønderrevet Kjortel og Jord på Hovedet.
32Kur Davidi arriti në majë të malit; ku adhuroi Perëndinë, ja që doli përpara Hushai, Arkiti, me rroba të grisura dhe kokën të mbuluar me dhe.
33Da sagde David til ham: "Hvis du drager med, bliver du mig til Byrde;
33Davidi i tha: "Po të jetë se vazhdon rrugën me mua, do të më bëhesh barrë;
34men vender du tilbage til Byen og siger til Absalon: Jeg vil være din Træl, Konge; din Faders Træl var jeg fordum, men nu vil jeg være din Træl! så kan du gøre mig Akitofels Råd til Skamme.
34por në rast se kthehesh në qytet dhe i thua Absalomit: "Unë do të jem shërbëtori yt, o mbret; ashtu si kam qenë shërbëtor i atit tënd në të kaluarën, kështu do të jem shërbëtori yt"; ti do ta bësh të kotë në favorin tim këshillën e Ahithofelit.
35Der har du jo Præsterne Zadokog Ebjatar; alt, hvad du hører fra Kongens Palads, må du give Præsterne Zadok og Ebjatar Nys om.
35Nuk do të kesh atje pranë teje priftërinjtë Tsadok dhe Abiathar? Të gjitha ato që do të dëgjosh që të thuhen nga ana e shtëpisë së mbretit, do t'ua bësh të njohura priftërinjve Tsadok dhe Abiathar.
36Se, de har der deres to Sønner hos sig, Zadoks Søn Ahima'az og Ebjatars Søn Jonatan; send mig gennem dem Bud om alt, hvad I hører."
36Ja, ata kanë atje me vete dy bijtë e tyre, Ahimats, birin e Tsadokut, dhe Jonathanin, birin e Abiatharit; me anë të tyre do të më njoftoni të gjitha ato që do të dëgjoni".
37Så kom Husjaj, Davids Ven, til Byen, og samtidig kom Absalon til Jerusalem.
37Kështu Hushai, miku i Davidit, u kthye në qytet dhe Absalomi hyri në Jeruzalem.