1(117:1) Славьте Господа, ибо Он благ, ибо вовек милость Его.
1Kremtojeni Zotin sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
2(117:2) Да скажет ныне дом Израилев: ибо вовек милость Его.
2Po, Izraeli le të thotë tani: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
3(117:3) Да скажет ныне дом Ааронов: ибо вовек милость Его.
3Po, tani shtëpia e Aaronit le të thotë: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
4(117:4) Да скажут ныне боящиеся Господа: ибо вовек милость Его.
4Po, le të thonë tani ata që kanë frikë nga Zoti: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
5(117:5) Из тесноты воззвал я к Господу, – и услышал меня, и на пространное место вывел меня Господь.
5Në ankth kërkova Zotin, dhe Zoti m'u përgjigj dhe më çoi larg.
6(117:6) Господь за меня – не устрашусь: что сделает мне человек?
6Zoti është për mua; unë nuk do të kem fare frikë; çfarë mund të më bëjë njeriu?
7(117:7) Господь мне помощник: буду смотреть на врагов моих.
7Zoti është për mua nga ata që më ndihmojnë, dhe unë do t'i shikoj triumfues armiqtë e mi.
8(117:8) Лучше уповать на Господа, нежели надеяться на человека.
8Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'i kesh besim njeriut.
9(117:9) Лучше уповать на Господа, нежели надеяться на князей.
9Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'u kesh besim princave.
10(117:10) Все народы окружили меня, но именем Господним я низложилих;
10Tërë kombet më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t'i zhduk ato.
11(117:11) обступили меня, окружили меня, но именем Господним я низложил их;
11Më kishin rrethuar, po, më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t'i shkatërroj.
12(117:12) окружили меня, как пчелы, и угасли, как огонь в терне: именем Господним я низложил их.
12Më kishin rrethuar si bleta, por u shuan si zjarr ferrishtash; në emër të Zotit unë do t'i shkatërroj.
13(117:13) Сильно толкнули меня, чтобы я упал, но Господь поддержал меня.
13Ti më kishe shtyrë me dhunë për të më rrëzuar, por Zoti më ndihmoi.
14(117:14) Господь – сила моя и песнь; Он соделался моим спасением.
14Zoti është forca ime dhe kënga ime, ai ka qenë shpëtimi im.
15(117:15) Глас радости и спасения в жилищах праведников: десница Господня творит силу!
15Një britmë gëzimi dhe fitoreje jehon në çadrat e të drejtëve; dora e djathtë e Zotit bën çudi.
16(117:16) Десница Господня высока, десница Господня творит силу!
16E djathta e Zotit u ngrit; e djathta e Zotit bën çudi.
17(117:17) Не умру, но буду жить и возвещать дела Господни.
17Unë nuk do të vdes, por do të jetoj dhe do të tregoj veprat e Zotit.
18(117:18) Строго наказал меня Господь, но смерти не предал меня.
18Zoti më ka ndëshkuar rëndë, por nuk më ka lënë në dorë të vdekjes.
19(117:19) Отворите мне врата правды; войду в них, прославлю Господа.
19Më hapni portat e drejtësisë; unë do të hyj dhe do të kremtoj Zotin.
20(117:20) Вот врата Господа; праведные войдут в них.
20Kjo është porta e Zotit, të drejtët do të kalojnë nëpër të.
21(117:21) Славлю Тебя, что Ты услышал меня и соделался моим спасением.
21Unë do të të kremtoj, sepse më je përgjigjur dhe ke qenë shpëtimi im.
22(117:22) Камень, который отвергли строители, соделался главою угла:
22Guri, që ndërtuesit kishin hedhur, u bë guri i qoshes.
23(117:23) это – от Господа, и есть дивно в очах наших.
23Kjo është vepër e Zotit, dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tona.
24(117:24) Сей день сотворил Господь: возрадуемся и возвеселимся в оный!
24Kjo është dita që Zoti ka bërë; le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të.
25(117:25) О, Господи, спаси же! О, Господи, споспешествуй же!
25O Zot, na ndihmo tani; o Zot, bëj që tani të kemi mbarësi.
26(117:26) Благословен грядущий во имя Господне! Благословляем вас из дома Господня.
26I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit; ne ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.
27(117:27) Бог – Господь, и осиял нас; вяжите вервями жертву, ведите к рогам жертвенника.
27Zoti është Perëndia dhe ka bërë që mbi ne të shkëlqejë drita e tij; lidheni viktimën e flijimit në brirët e altarit.
28(117:28) Ты Бог мой: буду славить Тебя; Ты Бог мой: буду превозносить Тебя.
28Ti je Perëndia im, unë do të të kremtoj; ti je Perëndia im, unë do të të përlëvdoj.
29(117:29) Славьте Господа, ибо Он благ, ибо вовек милость Его.
29Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.