1A ty vezmi k sebe Árona, svojho brata, a jeho synov s ním zpomedzi synov Izraelových, aby mi konal kňazskú službu, Áron, Nádab a Abíhu, Eleazár a Itamár, synovia Áronovi.
1"Pastaj afro pranë vetes sate Aaronin, tët vëlla, dhe bijtë e tij së bashku me të, nga gjiri i bijve të Izraelit, që të më shërbejnë mua si prift; e kam fjalën për Aaronin, Nadabin, Eleazarin dhe Ithamarin, bij të Aaronit.
2A spravíš Áronovi, svojmu bratovi, sväté rúcha na slávu a na ozdobu.
2Dhe do t'i bësh Aaronit, vëllait tënd, rroba të shenjta, për t'i dhënë nder e hijeshi.
3A ty budeš hovoriť všetkým remeselníkom múdreho srdca, kde ktorého z nich som naplnil duchom múdrosti, aby spravili rúcha Áronove posvätiť ho, aby mi konal kňazskú službu.
3Do të flasësh me të gjithë personat e aftë, që i kam mbushur me frymën e diturisë, dhe ata t'i bëjnë rrobat e Aaronit për ta shenjtëruar, me qëllim që të më shërbejnë mua si prift.
4A toto sú rúcha, ktoré spravia: náprsník, efod, plášť a sukňu z pletenej látky, čapicu a pás. A tak spravia sväté rúcha Áronovi, tvojmu bratovi, a jeho synom, aby mi konal kňazskú službu.
4Dhe këto janë rrobat që do të bëjnë: një pektoral, një efod, një mantel, një tunikë e thurur me shtiza, një çallmë dhe një brez. Do të bëjnë, pra, rroba të shenjta për Aaronin, vëllanë tënd dhe për bijtë e tij, me qëllim që të më shërbejnë mua si prift;
5A oni vezmú zlato a hyacintovomodrý postav, purpur, červec, dvakrát farbený, a kment.
5ata do të përdorin ar dhe fill ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe li të hollë.
6A spravia efod zo zlata, z hyacintovomodrého postavu, purpuru, červca, dvakrát farbeného, a zo súkaného kmentu, všetko to dôvtipného diela umeleckého.
6Do ta bësh efodin me ar dhe fill ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë si dhe me fill liri të hollë dhe të përdredhur, të punuar artistikisht.
7Bude mať dva náplecníky, spojené na oboch svojich koncoch, a tak bude spojený v jedno.
7Në dy skajet e tij do të ketë të lidhura dy supore, me qëllim që të mbahet si një e tërë.
8Aj efodový opasok, ktorý bude na ňom, tej istej práce, z toho istého bude, zo zlata, hyacintovomodrého postavu, purpuru, červca, dvakrát farbeného, a zo súkaného kmentu.
8Brezi i punuar artistikisht, që ndodhet mbi efodin, do të ketë po atë punë të efodit: prej ari dhe me fije ngjyrë vjollce, të purpurt, me flakë të kuqe dhe prej liri të hollë të përdredhur.
9A vezmeš dva kamene onyxa a vyryješ na nich mená synov Izraelových,
9Pastaj do të marrësh dy gurë oniksi dhe do të gdhendësh mbi ta emrat e bijve të Izraelit:
10ich šesť mien na jeden kameň a ostatných šesť mien na druhý kameň podľa poriadku ich narodenia.
10gjashtë nga emrat e tyre mbi një gur dhe gjashtë emrat e tjerë mbi gurin tjetër, sipas radhës së tyre të lindjes.
11Bude to práca remeselníka, ktorý reže kameň, jako ryty na pečati, tak vyryješ na oba tie kamene s menami synov Izraelových, a spravíš ich tak, aby boly obrúbené pletivom zo zlata.
11Do të gdhendësh mbi këta gurë emrat e bijve të Izraelit ashtu siç bën prerësi i gurit në gdhendjen e një vule; do t'i futësh në rrathë ari.
12Potom položíš oba kamene na náplecníky efoda, pamätné kamene, aby boly pamiatkou na synov Izraelových, a Áron bude nosiť ich mená pred Hospodinom na oboch svojich pleciach na pamiatku.
12Do t'i vësh të dy gurët mbi supet e efodit, si gurë kujtimore për bijtë e Izraelit; dhe Aaroni do t'i çojë emrat e tyre si një kujtim para Zotit mbi dy shtyllat e tij.
13A spravíš pletivá zo zlata.
13Do të bësh gjithashtu rrathë ari
14Spravíš aj dve retiazky z čistého zlata, ktoré spravíš na spôsob motúzov, stáčanej práce, a dáš stáčané retiazky na tie pletivá.
14dhe dy zinxhirë prej ari safi, të thurur si një litar, dhe do të vësh në rrathët zinxhirët e thurur në këtë mënyrë.
15A spravíš náprsník súdu, dôvtipným dielom umeleckým; aká bude práca efoda, taký aj oň spravíš; zo zlata, z hyacintovomodrého postavu, purpuru, červca, dvakrát farbeného a zo súkaného kmentu ho spravíš.
15Do të bësh gjithashtu pektoralin e gjykimit, të punuar në mënyrë artistike; do ta bësh punën si për efodin: prej ari, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, si dhe me li të hollë të përdredhur.
16Štvorhranný bude, vo dvoje složený; piaď bude jeho dĺžky a piaď jeho šírky.
16Do të jetë katror dhe i palosur më dysh; do të jetë një pëllëmbë i gjatë dhe një pëllëmbë i gjerë.
17A vrúbiš doň vruby kameňa, štyri rady kameňa. Rad: rubín, topaz a smaragd, prvý rad.
17Dhe do të ngallmosh katër radhë gurësh: në radhën e parë një sardonio, një topaz dhe një smerald;
18Druhý rad: karbunkulus, zafír a diamant.
18në radhën e dytë: një bruz, një safir dhe një diamant;
19Tretí rad: ligúr, achát a ametyst.
19në radhën e tretë: një hiacint, një agat dhe një ametist;
20Štvrtý rad: chryzolit, onyx a jaspis; zlatom budú opletené vo svojich vruboch.
20në radhën e katërt: një grisolist, një oniks dhe një diaspër. Këta gurë do të ngallmohen në rrathët e tyre të artë.
21A kameňov bude s menami synov Izraelových dvanásť, s ich menami, ryty jako na pečati, každý so svojím kameňom, budú pre dvanásť pokolení.
21Dhe gurët do t'u korrespondojnë emrave të bijve të Izraelit: dymbëdhjetë, simbas emrave të tyre, të gdhendur si vula, secila me emrin e fiseve të Izraelit.
22A na náprsník spravíš motúzkové retiazky, prácu to na spôsob povrázkov, z čistého zlata.
22Do të bësh gjithashtu mbi pektoral zinxhirë të vegjël prej ari safi të thurur si kordonë.
23A spravíš na náprsník dve obrúčky zo zlata a tie obrúčky dáš na dva konce náprsníka.
23Pastaj do të bësh mbi pektoral dyj unaza prej ari, dhe do t'i vësh të dy unazat në dy skajet e pektoralit.
24A zase tie dva zlaté povrázky pripravíš na tie dve obrúčky na konce náprsníka.
24Pastaj do t'i fiksosh dy kordonat prej ari në dy unazat në skajet e pektoralit;
25A dva konce dvoch povrázkov dáš na dve pletivá a tak pripneš na náplecníky efoda napredku.
25dhe dy majat e tjera të dy kordonëve do t'i lidhësh me të dy rrathët dhe do t'i vendosësh mbi dy supet e efodit, nga përpara.
26A spravíš aj druhé dve obrúčky zo zlata a pripravíš ich na druhé dva konce náprsníka na jeho okraj z tamtej, spodnej strany efoda, dovnútra.
26Do të bësh edhe dy unaza ari dhe do t'i vendosësh në dy skajet e pektoralit, mbi palën e tij, që ndodhet në pjesën e brendshme të efodit.
27A spravíš dve obrúčky zo zlata, ktoré dáš na oba náplecníky efoda zospodku napredku pri jeho spojení hore nad opaskom efoda.
27Do të bësh dy unaza të tjera ari dhe do t'i vendosësh mbi të dy supet e efodit poshtë, në pjesën e përparme pranë pikës së bashkimit, mbi brezin e punuar artistikisht të efodit.
28Tak priviažu náprsník od jeho obrúček k obrúčkam efoda šnúrou z hyacintovomodrého postavu, aby bol nad opaskom efoda a aby neodstával náprsník od efoda.
28Dhe pektorali do të fiksohet me anë të dy unazave të tij në unazat e efodit me një kordon ngjyrë vjollce, në mënyrë që pektorali të ndodhet mbi brezin e punuar artistikisht të efodit dhe të mos shkëputet dot prej këtij të fundit.
29A Áron bude nosiť mená synov Izraelových na náprsníku súdu na svojom srdci, keď bude vchádzať do svätyne, na pamiatku pred Hospodinom ustavične.
29Kështu Aaroni do t'i çojë emrat e bijve të Izraelit të skalitur në pektoralin e gjykimit, mbi zemrën e tij, kur do të hyjë në shenjtërore, në kujtim të përjetshëm përpara Zotit.
30A dáš do náprsníka súdu urím a thumím, a budú na srdci Áronovom, keď bude vchádzať pred Hospodina, a Áron bude nosiť súd synov Izraelových na svojom srdci pred Hospodinom ustavične.
30Do të vësh mbi pektoralin e gjykimit Urim-in dhe Thumim-in; dhe do të jenë mbi zemrën e Aaronit kur të paraqitet përpara Zotit. Kështu Aaroni do të çojë gjykimin e bijve të Izraelit mbi zemrën e tij para Zotit, vazhdimisht.
31A spravíš plášť efodu, celý z hyacintovomodrého postavu.
31Do të bësh edhe mantelin e efodit, krejt në ngjyrë vjollce.
32Obojok pre hlavu bude mať na svojom prostredku; jeho obojok bude mať lem dookola, prácou tkáča, a bude mať obojok ako pancier, neroztrhne sa.
32Në mes të tij do të ketë një hapje për të kaluar kokën; rreth e qark kësaj hapjeje do të ketë një buzë prej stofi të punuar, si hapja e një parzmoreje, me qëllim që të mos shqyhet.
33A na jeho podolku spravíš granátové jablká z hyacintovomodrého postavu, purpuru, červca, dvakrát farbeného, na jeho podolku dookola a zlaté zvončeky pomedzi ne dookola.
33Rreth e qark kësaj buze të mantelit do të bësh disa shegë ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe rreth tyre, zile ari;
34Zlatý zvonček a granátové jablko a zase zlatý zvonček a granátové jablko na podolku plášťa dookola.
34një zile ari dhe një shegë, një zile ari dhe një shegë, rreth e qark, mbi buzën e mantelit.
35A bude to na Áronovi, aby svätoslúžil, a počuje sa jeho zvuk, keď bude vchádzať do svätyne pred Hospodina i keď bude vychádzať, a nezomrie.
35Aaroni do ta përdorë për të kryer shërbimin; dhe tingulli i saj do të dëgjohet kur të hyjë në vendin e shenjtë përpara Zotit dhe kur të dalë andej, me qëllim që ai të mos vdesë.
36A spravíš bliašok z čistého zlata a vyryješ na ňom ryty jako na pečati: Sväté Hospodinovi.
36Do të bësh edhe një pllakë prej ari safi dhe mbi të do të gdhendësh, ashtu siç bëhet mbi një vulë, fjalët: SHENJTÉRI ZOTIT.
37Pripravíš ho na šnúrku z hyacintovomodrého postavu, a bude na čapici, napredku na čapici bude.
37Do t'i lidhësh asaj një rrip ngjyrë vjollce, për ta bashkuar me çallmën; ajo duhet të ndodhet në pjesën e përparme të çallmës.
38A bude na čele Áronovom, a tak bude nosiť Áron neprávosť svätých vecí, ktoré zasvätia synovia Izraelovi, nech by to boly jakékoľvek ich sväté dary, a bude na jeho čele ustavične, aby boly príjemné pred Hospodinom.
38Kështu do të qëndrojnë mbi ballin e Aaronit, dhe Aaroni do të mbajë fajin të shoqëruar me gjërat e shenjta të paraqitura nga bijtë e Izraelit, në çdo lloj ofertash të shenjta; ajo do të rrijë vazhdimisht mbi ballin e tij, në mënyrë që ato të jenë të mirëpritura nga Zoti.
39A utkáš sukňu na spôsob pletiva z kmentu a spravíš aj čapicu z kmentu a opasok spravíš práce výšivkára.
39Do të endësh gjithashtu tunikën prej liri të hollë, të punuar me shtiza; do të bësh një çallmë prej liri të hollë dhe një brez, një punë qëndistari.
40A synom Áronovým spravíš sukne a spravíš im aj opasky a čiapky im spravíš na slávu a na ozdobu.
40Për bijtë e Aaronit do të bësh disa tunika, breza dhe mbulesa koke, me qëllim që t'u japësh atyre nder dhe hijeshi.
41A tak oblečieš do toho Árona, svojho brata, a jeho synov s ním, a pomažeš ich a naplníš ich ruku a posvätíš ich, a budú mi konať kňazskú službu.
41Me ato do të veshësh më vonë vëllanë tënd Aaronin dhe bijtë e tij bashkë me të; ti do t'i vajosësh, do t'i shugurosh dhe do t'i shenjtërosh, që të më shërbejnë si priftërinj.
42Sprav im aj ľanové nohavice na pokrytie tela hanby, od bedier až po stehná budú sahať.
42Do t'u bësh gjithashtu disa pantallona prej liri për të mbuluar lakuriqësinë e tyre; ato do të shkojnë nga ijët deri te kofshët.
43A budú na Áronovi a na jeho synoch, keď budú vchádzať do stánu shromaždenia alebo keď sa budú blížiť k oltáru, aby svätoslúžili v svätyni a neponesú neprávosti a nezomrú. Bude mu to večným ustanovení i jeho semenu po ňom.
43Aaroni dhe bijtë e tij do t'i veshin kur të hyjnë në çadrën e mbledhjeve, ose kur t'i afrohen altarit për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, me qëllim që mos bëhen fajtorë dhe të mos vdesin. Ky është një statut i përjetshëm për të dhe për trashëgimtarët e tij".