1A toto je to, čo im učiníš, aby si ich vysvätil, aby mi potom konali kňazskú službu. Vezmi jedného junca, z hoviad, a dvoch baranov bez vady,
1"Kjo është ajo që do të bësh për t'i shuguruar në mënyrë që të më shërbejnë si priftërinj. Merr një dem të vogël dhe dy desh pa të meta,
2nekvasený chlieb a nekvasené koláče, zamiesené s olejom, a nekvasené osúchy, pomazané olejom; urobíš ich z bielej múky pšeničnej.
2disa bukë pa maja, ëmbëlsira pa maja të zëna me vaj dhe revani pa maja të lyer me vaj; (do t'i bësh me majë mielli të grurit).
3A dáš to do jedného koša a budeš to obetovať v koši spolu i s tým juncom i s oboma baranmi.
3Do t'i vësh në një shportë dhe do t'i çosh bashkë me demin e vogël dhe dy deshtë.
4A Árona a jeho synov dovedieš ku dveriam stánu shromaždenia a umyješ ich vodou.
4Do ta afrosh Aaronin dhe bijtë e tij në hyrjen e çadrës së mbledhjes dhe do t'i lash me ujë.
5Potom vezmeš rúcha a oblečieš Árona do sukne, do efodového plášťa, do efodu a do náprsníka a prepášeš ho opaskom efoda.
5Pastaj do të marrësh rrobat dhe do ta riveshësh Aaronin me tunikën, me mantelin e efodit, me efodin dhe me pektoralin, dhe do t'i ngjeshësh brezin e punuar artistikisht të efodit.
6A položíš čapicu na jeho hlavu a dáš korunu svätosti na čapicu.
6Do t'i vësh mbi krye çallmën dhe mbi çallmën do të vësh diademën e shenjtë.
7Potom vezmeš olej na pomazávanie a vyleješ na jeho hlavu a pomažeš ho.
7Pastaj do të marrësh vajin e vajosjes, do ta derdhësh mbi kryet e tij dhe do ta vajosësh.
8A dovedieš i jeho synov a oblečieš ich do sukieň.
8Pastaj do t'i afrosh bijtë e tij dhe do t'u riveshësh tunikat.
9A opášeš ich pásom, Árona i jeho synov, a poviažeš im čiapky na hlavu, a budú mať kňazstvo večným ustanovením, a naplníš ruku Áronovu a ruku jeho synov a tak ich vysvätíš.
9Do t'u ngjeshësh Aaronit dhe bijve të tij brezat dhe do të vësh mbi ta mbulesa kokash; priftëria do t'iu përkasë atyre për gjithë jetën. Kështu do të shugurosh Aaronin dhe bijtë e tij.
10Potom dovedieš junca pred stán shromaždenia, a Áron a jeho synovia položia svoje ruky na hlavu junca.
10Pastaj do të afrosh demin e vogël para çadrës së mbledhjes; dhe Aaroni dhe bijtë e tij do të vënë duart e tyre mbi kokën e demit të vogël.
11A zabiješ junca pred Hospodinom pri dveriach stánu shromaždenia.
11Dhe do ta therësh demin e vogël para Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes.
12A vezmeš z krvi junca a dáš na rohy oltára svojím prstom a všetku ostatnú krv vyleješ k základu oltára.
12Do të marrësh pastaj gjakun e demit të vogël dhe do ta vësh me gishtin tënd mbi brirët e altarit, dhe gjithë mbetjen e gjakut do ta derdhësh në këmbët e altarit.
13A vezmeš všetok tuk, ktorý pokrýva vnútornosti, i bránicu s pečeňou aj obe ľadviny s tukom, ktorý je na nich, a zapáliš to na oltári.
13Do të marrësh gjithashtu gjithë dhjamin që mbulon zorrët, bulën e ngjitur me mëlçinë dhe dy veshkat me dhjamin që kanë sipër, dhe do t'i tymosësh mbi altarin.
14A mäso junca a jeho kožu i s jeho lajnom spáliš ohňom vonku za táborom; to je obeť za hriech.
14Por mishin e demit të vogël, lëkurën dhe fëlliqësirat e tij do t'i djegësh me zjarr jashtë kampit: ky është një flijim për mëkatin.
15A vezmeš toho jedného barana, a Áron a jeho synovia položia svoje ruky na hlavu barana,
15Pastaj do të marrësh një nga deshtë dhe Aaroni dhe bijtë e tij do të vënë duart e tyre mbi kokën e dashit.
16A zabiješ barana a vezmeš jeho krv a pokropíš hore oltár dookola.
16Pastaj do ta therësh dashin, do të marrësh gjakun e tij dhe do ta spërkatësh përrreth altarit.
17A barana posekáš na jeho kusy a umyješ jeho vnútornosti i jeho nohy a pokladieš ich na jeho kusy i na jeho hlavu
17Pas kësaj do ta ndash në copa dashin, do të lash zorrët dhe këmbët e tij, dhe do t'i vësh bashkë me copat e tij dhe me kokën e tij.
18a zapáliš celého barana na oltári; to je zápalná obeť Hospodinovi, upokojujúca vôňa, je to ohňová obeť Hospodinovi.
18Pastaj do ta tymosësh tërë dashin mbi altar: ky është një olokaust për Zotin; është një erë e këndshme, një flijim i bërë me anë të zjarrit për Zotin.
19Potom vezmeš druhého barana, a Áron a jeho synovia položia svoje ruky na hlavu barana.
19Pastaj do të marrësh dashin tjetër, dhe Aaroni dhe bijtë e tij do të vënë duart e tyre mbi kokën e dashit.
20A zabiješ barana a vezmeš z jeho krvi a dáš na boltec ucha Áronovho a na boltec pravého ucha jeho synov a na palec ich pravej ruky i na palec ich pravej nohy a krv vykropíš hore na oltár dookola.
20Do ta therësh dashin, do të marrësh prej gjakut të tij dhe do ta vësh mbi bulën e veshit të djathtë të Aaronit dhe mbi bulën e veshit të djathtë të bijve të tij, mbi gishtin e madh të dorës së tyre të djathtë dhe mbi gishtin e trashë të këmbës së tyre të djathtë, dhe do ta spërkatësh gjakun rreth e qark altarit.
21A vezmeš z krvi, ktorá bude na oltári, a z oleja na pomazávanie a pokropíš Árona a jeho rúcha a jeho synov a rúcha jeho synov s ním, a bude svätý on i jeho rúcha i jeho synovia i rúcha jeho synov s ním.
21Do të marrësh pastaj nga gjaku që është mbi altar dhe nga vaji i vajosjes dhe do të spërkatësh Aaronin dhe rrobat e tij, bijtë e tij dhe rrobat e tyre. Kështu do të shenjtërohet ai dhe rrobat e tij, bijtë e tij dhe rrobat e tyre bashkë me të.
22A vezmeš z barana tuk i tukom orastený chvost a tuk, pokrývajúci vnútornosti, a bránicu pečene a obe ľadviny s tukom, ktorý je na nich, a pravú lopatku, pretože je to baran vysviacky naplnením ruky,
22Do të marrësh edhe dhjamin e dashit, dhjamin e bishtit, dhjamin që mbulon zorrët, bulën e mëlçisë, dy veshkat dhe dhjamin që është mbi to dhe kofshën e djathtë, (sepse është një dash shenjtërimi);
23a jeden peceň chleba, jeden chlebový koláč s olejom a jeden osúch z koša nekvasených chlebov, ktorý je pred Hospodinom.
23do të marrësh edhe një bukë, një ëmbëlsirë me vaj dhe një revani nga shporta e bukës së ndorme, që është para Zotit,
24A položíš to všetko na ruky Áronove a na ruky jeho synov a budeš to povznášať na rukách sem a ta obeťou povznášania pred Hospodinom.
24dhe të gjitha këto gjëra do t'i vësh në duart e Aaronit dhe në duart e bijve të tij, dhe do t'i tundësh si një ofertë e bërë përpara Zotit.
25Potom to vezmeš z ich ruky a zapáliš na oltári na zápalnú obeť, aby to bolo upokojujúcou vôňou pred Hospodinom; je to ohňová obeť Hospodinovi.
25Pastaj do t'i marrësh nga duart e tyre dhe do t'i tymosësh mbi altarin, mbi olokaustin, si një erë e këndshme përpara Zotit; është një flijim i bërë me anë të zjarrit Zotit.
26A vezmeš hruď z barana naplnenia ruky, ktorá bude Áronovi, a budeš ju povznášať na rukách sem a ta obeťou povznášania pred Hospodinom, a to bude tebe za podiel.
26Pas kësaj do të marrësh gjoksin e dashit të përdorur për shugurimin e Aaronit dhe do ta tundësh si një ofertë e lëvizur përpara Zotit; dhe kjo do të jetë pjesa e jote.
27Tedy posvätíš hruď obeti povznášania a lopatku obeti pozdvihnutia, to, čo bolo sem a ta povznášané, a čo bolo pozdvihnuté z barana naplnenia ruky, z toho, čo bude Áronovi, a z toho, čo bude jeho synom.
27Dhe nga dashi i përdorur për shenjtërim do të ruash gjoksin e ofertës së lëvizur dhe kofshën e ofertës së ngritur, që u takojnë Aaronit dhe bijve të tij.
28A bude to Áronovi a jeho synom večným ustanovením od synov Izraelových, lebo je to obeť pozdvihnutia, a obeť pozdvihnutia bude od synov Izraelových z ich bitných obetí pokojných, ich obeť pozdvihnutia bude patriť Hospodinovi.
28Ai do të jetë nga ana e bijve të Izraelit për Aaronin dhe bijtë e tij një rregull i përhershëm, sepse është një ofertë lartësimi. Do të jetë një ofertë lartësimi nga ana e bijve të Izraelit që është marrë nga flitë e tyre të falënderimit, oferta e tyre për lartësim te Zoti.
29A sväté rúcha, ktoré má Áron, budú jeho synom po ňom pomazávať ich v nich a napĺňať v nich ich ruku.
29Dhe rrobat e shenjta të Aaronit do t'u kalojnë bijve të tij mbas tij, me qëllim që të vajosen dhe të shenjtërohen tek ata.
30Sedem dní ich bude obliekať kňaz namiesto neho z jeho synov, ktorý vojde do stánu shromaždenia, aby svätoslúžil v svätyni.
30Ai bir që bëhet prift në vend të tij do t'i veshë ato për shtatë ditë, kur do të hyjë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbesën në vendin e shenjtë.
31A vezmeš barana naplnenia ruky a uvaríš jeho mäso na svätom mieste.
31Pastaj do të marrësh dashin e shenjtërimit dhe do ta gatuash mishin e tij në një vend të shenjtë;
32A tak bude jesť Áron a jeho synovia mäso barana a chlieb, ktorý bude v koši, pri dveriach stánu shromaždenia.
32dhe Aaroni dhe bijtë e tij do të hanë, në hyrje të çadrës së mbledhjes, mishin e dashit dhe bukën që është në shportë.
33A budú jesť tie veci, ktorými bolo pokrytím smierené naplniť ich ruky, vysvätiť ich. Ale cudzí nebude jesť z toho, pretože sú to sväté veci.
33Do të hanë gjërat që kanë shërbyer për të bërë shlyerjen për t'u shuguruar dhe shenjtëruar; por asnjë i huaj nuk do të hajë prej tyre, sepse janë gjëra të shenjta.
34Ak zostane voľačo z mäsa naplnenia ruky a z chleba až do rána, spáliš pozostalé ohňom; nebude sa jesť, lebo je to sväté.
34Dhe në qoftë se tepron mish i shenjtërimit ose bukë deri në mëngjes, do të djegësh atë që mbetet në zjarr; nuk do ta hahet, sepse është e shenjtë.
35Tedy tak učiníš Áronovi a jeho synom, všetko tak, ako som prikázal tebe: sedem dní budeš plniť ich ruku.
35Do të bësh, pra, për Aaronin dhe për bijtë e tij të gjitha ato që të kam urdhëruar: do t'i shenjtërosh brenda shtatë ditëve.
36A na každý ten deň pripravíš junca obeti za hriech na očistenie, pokryť hriech, a odhriešiš oltár tým, že pokryješ na ňom hriech a pomažeš ho, aby si ho tak posvätil.
36Dhe çdo ditë do të ofrosh një dem të vogël, si flijim për mëkatin, për të larë fajin që ke bërë dhe do ta vajosësh për ta shenjtëruar.
37Sedem dní budeš pokrývať na oltári hriech a tak ho očisťovať a posvätíš ho, a oltár bude svätosvätý; všetko, čokoľvek sa dotkne oltára, bude sväté.
37Për shtatë ditë do të bësh shlyerjen e fajit për altarin dhe do ta shenjtërosh; altari do të jetë një vend shumë i shenjtë: çdo gjë që do të prekë altarin do të jetë e shenjtë.
38A toto je to, čo pripravíš, čo budeš obetovať na oltári: dvoch ročných baránkov na každý deň, ustavične.
38Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë.
39Jedného baránka budeš obetovať ráno a druhého baránka budeš obetovať k večeru.
39Njërin prej qengjave do ta ofrosh në mëngjes dhe tjetrin në të ngrysur.
40A desatinu efy jemnej múky bielej, zamiesenej vo štvrtine hína oleja, získaného tlčením, a liatu obeť, štvrtinu hína vína, na jedného baránka.
40Me qengjin e parë do të ofrosh një të dhjetën e efës të majës së miellit të brumosur me një çerek hine vaji thjesht ulliri, dhe një libacion me një çerek hine verë.
41A druhého baránka budeš obetovať k večeru. A jaká je obilná obeť ranná a jaká jej liata obeť, tak učiníš všetko i pri tejto obeti, aby bola upokojujúcou vôňou, ohňovou obeťou Hospodinovi.
41Qengjin e dytë do ta ofrosh në të ngrysur; do ta shoqërosh me të njëjtin blatim dhe me të njëjtin libacion të mëngjesit; është një flijim parfumi të këndshëm i ofruar nëpërmjet zjarrit për Zotin.
42To bude ustavičná obeť zápalná po vašich pokoleniach, obetovaná pri dveriach stánu shromaždenia pred Hospodinom, kam budem prichádzať k vám, aby som tam hovoril s tebou.
42Do të jetë një olokaust i përjetshëm për gjithë brezat e ardhshëm, ti ofruar në hyrje të çadrës së mbledhjes, përpara Zotit, kur unë do t'ju takoj për të folur me ty.
43A ta budem prichádzavať k synom Izraelovým, a miesto bude posvätené mojou slávou.
43Dhe atje do të takohem me bijtë e Izraelit; dhe çadra do të shenjtërohet nga lavdia ime.
44A posvätím stán shromaždenia a oltár a posvätím Árona i jeho synov, aby mi konali kňazskú službu.
44Kështu unë do të shenjtëroj çadrën e mbledhjes dhe altarin; do të shenjtëroj gjithashtu Aaronin dhe bijtë e tij, që të më shërbejnë si priftërinj.
45A budem bývať prostred synov Izraelových a budem im Bohom.
45Do të banoj në mes të bijve të Izraelit dhe do të jem Perëndia i tyre.
46A poznajú, že ja som Hospodin, ich Bôh, ktorý som ich vyviedol z Egyptskej zeme, aby som býval v ich strede, ja Hospodin, ich Bôh.
46Dhe ata do të mësojnë që unë jam Zoti, Perëndia i tyre, që i nxori nga vendi i Egjiptit për të banuar midis tyre. Unë jam Zoti, Perëndia i tyre".