Slovenian

Shqip

Job

42

1Nato odgovori Job GOSPODU in reče:
1Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe tha:
2Spoznavam, da moreš vse in da ni mogoče zabraniti nobene namere tvoje.
2"E pranoj që mund të bësh gjithçka, dhe që asnjë nga planet e tua nuk mund të pengohet.
3Kdo je, ki zagrinja Božje sklepe brez spoznanja? Zato sem govoril, česar nisem razumel, kar je prečudovito zame, česar nisem spoznal.
3Kush është ai që, pa pasur gjykim, errëson mendjen tënde? Prandaj thashë gjëra që nuk i kuptoja, gjëra shumë të larta për mua që nuk i njihja.
4Čuj, prosim, in bom govoril, jaz te bom vprašal, in ti me pouči!
4Dëgjomë, pra, dhe unë do të flas; unë do të të bëj pyetje dhe ti do të më përgjigjesh.
5Le s sluhom ušesa sem slišal o tebi, a sedaj te oko moje vidi.
5Veshi im kishte dëgjuar të flitej për ty por tani syri im të sheh.
6Zato zaničujem sebe in kesam se v prahu in pepelu!
6Prandaj ndjej neveri ndaj vetes dhe pendohem mbi pluhurin dhe hirin".
7In zgodi se, ko je bil GOSPOD govoril te besede Jobu, da veli GOSPOD Elifazu Temančanu: Srd moj je razvnet zoper tebe in zoper oba prijatelja tvoja, ker niste govorili o meni pravega kakor hlapec moj Job.
7Mbas këtyre fjalëve që Zoti i drejtoi Jobit, Zoti i tha Elifazit nga Temani: "Zemërimi im u ndez kundër teje dhe kundër dy miqve të tu, sepse nuk keni folur drejt për mua, ashtu si ka bërë shërbëtori im Job.
8In sedaj si vzemite sedem juncev in sedem ovnov in pojdite k hlapcu mojemu Jobu in darujte žgalno daritev za sebe. Job pa, hlapec moj, naj prosi za vas, zakaj nanj se milostno ozrem, da ne bom z vami ravnal po nespameti vaši, ker niste govorili o meni pravega kakor hlapec moj Job.
8Tani, pra, merrni me vete shtatë dema dhe shtatë desh, shkoni te shërbëtori im Job dhe ofroni një olokaust për veten tuaj. Dhe shërbëtori im Jobi do të lutet për ju; dhe kështu për respektin që kam për të nuk do t'ju trajtoj sipas marrëzisë suaj, sepse nuk keni folur drejt për mua, si ka bërë shërbëtori im Job".
9Tedaj so šli Elifaz Temančan in Bildad Šuhec in Zofar Naamatec in so storili, kakor jim je velel GOSPOD; in GOSPOD se je milostno ozrl na Joba.
9Elifazi nga Temani, Bildadi nga Shuahu dhe Tsofari nga Naamathi shkuan dhe vepruan ashtu si kishte urdhëruar Zoti; dhe Zoti tregoi kujdes për Jobin.
10In GOSPOD je obrnil ujetništvo Jobovo, ko je prosil za prijatelje svoje; in GOSPOD je dvojno pomnožil vse, kar je prej imel Job.
10Mbasi Jobi u lut për miqtë e tij, Zoti e ktheu në gjendjen e mëparshme; kështu Zoti i dha Jobit dyfishin e tërë atyre që kishte zotëruar.
11Tedaj so prišli k njemu vsi bratje njegovi in vse sestre njegove in vsi prejšnji znanci njegovi in so jedli ž njim kruh v hiši njegovi ter ga milovali in tolažili zaradi vse nesreče, ki jo je bil nadenj dopustil GOSPOD, in vsak mu je dal zlatnik in zlat uhan.
11Tërë vëllezërit e tij, tërë motrat e tij dhe tërë të njohurit e tij të mëparshëm erdhën ta takonin; hëngrën bashkë me të në shtëpinë e tij; i dhanë zemër dhe e ngushëlluan për të gjitha fatkeqësitë që Zoti kishte dërguar mbi të; pastaj secili prej tyre i dha një monedhë argjendi dhe një unazë ari.
12In GOSPOD je blagoslovil poslednje življenje Jobovo bolj nego prejšnje: dobil je štirinajst tisoč glav drobnice in šest tisoč velblodov in tisoč jarmov volov in tisoč oslic.
12Zoti i bekoi vitet e fundit të Jobit më tepër se vitet e para, sepse ai pati katërmbëdhjetë mijë dele, gjashtë mijë deve, një mijë pendë qe dhe një mijë gomarë.
13Dobil je tudi sedem sinov in tri hčere.
13Pati gjithashtu shtatë bij dhe tri bija;
14In prvo je imenoval Golobico, drugo pa Dišavko in tretjo Lepotico.
14e quajti të parën Jemimah, të dytën Ketsiah dhe të tretën Keren-Hapuk.
15In takih lepih devojk, kakor so bile hčere Jobove, ni bilo najti po vsej deželi. In njih oče jim je dal dediščino sredi njih bratov.
15Në tërë vendin nuk kishte gra aq të bukura sa bijat e Jobit; dhe i ati u la atyre një trashëgimi midis vëllezërve të tyre.
16Job pa je živel potem sto in štirideset let in videl je otroke svoje in svojih otrok otroke, štiri pokolenja.In Job je umrl, star in dni svojih sit.
16Mbas kësaj Jobi jetoi njëqind e dyzet vjet dhe i pa bijtë e tij dhe bijtë e bijve të tij për katër breza.
17In Job je umrl, star in dni svojih sit.
17Pastaj Jobi vdiq plak dhe i ngopur me ditë.