1K tebi, GOSPOD, zaupno pribegam, sram me ne bodi nikdar.
1Unë po gjej strehë te ti, o Zot, bëj që të mos hutohem kurrë.
2Po pravičnosti svoji me otmi in oprosti, nagni k meni uho svoje in reši me!
2Në emër të drejtësisë sate, më çliro dhe më shpëto; zgjate veshin tënd ndaj meje dhe më shpëto.
3Bodi mi skala prebivališča, kamor naj se vedno umikam; zapoved si dal, da bodem rešen, ker skala moja in trdnjava moja si ti.
3Ti je për mua një kështjellë shpëtimi, ku unë mund të shkoj gjithnjë; ti ke urdhëruar shpëtimin tim, sepse je shkëmbi dhe kështjella ime.
4Bog moj, reši me iz roke brezbožnika, iz pesti krivičneža in nasilnika.
4Perëndia im, më çliro nga dora e të pabesit, nga dora e të çoroditurit dhe të atij që përdor dhunën.
5Zakaj ti si nada moja, Gospod Jehova, upanje moje od moje mladosti.
5Sepse ti je shpresa ime, o Zot, o Zot, besimi im që kurse isha fëmijë.
6Nate sem se opiral od rojstva, od osrčja matere moje si me odtrgal ti; tebi vedno velja hvalospev moj.
6Ti ke qenë përkrahja ime qysh në bark të nënes sime; ti më nxore nga barku i nënës sime; ty do të drejtohet gjithnjë lëvdimi im.
7Kakor čudo sem bil mnogim, toda ti si moje pribežališče trdno.
7Jam bërë për shumë njerëz si një mrekulli, por ti je streha e fortë.
8Usta moja bodo polna hvale tvoje, ves dan slave tvoje.
8Goja ime është plot me lëvdimet e tua dhe shpall lavdinë tënde tërë ditën.
9Ne zavrzi me ob starosti času, ko peša krepkost moja, ne zapusti me.
9Mos më hidh poshtë në kohën e pleqërisë; mos më braktis kur forca ime po pakësohet.
10Kajti sovražniki moji govoré o meni, in oni, ki prežé na dušo mojo, se posvetujejo vkup,
10Sepse armiqtë e mi flasin kundër meje, dhe ata që kanë ngritur pusi kundër jetës sime thurrin komplote bashkë,
11govoreč: Bog ga je zapustil, podite in zgrabite ga, ker nikogar ni, ki bi ga rešil.
11duke thënë: "Perëndia e ka braktisur; ndiqeni dhe kapeni, sepse nuk ka njeri që ta çlirojë".
12Bog, ne bivaj daleč od mene, Bog moj, na pomoč mi hiti!
12O Perëndi, mos u largo nga unë; Perëndia im, nxito të më ndihmosh.
13Osramoté se naj in poginejo nasprotniki duše moje, pokrijejo naj se z nečastjo in sramoto, kateri iščejo hudega meni.
13U ngatërrofshin dhe u asgjesofshin kundërshtarët e jetës sime; u mbulofshin me poshtërsi dhe me turp ata që dëshërojnë të më bëjnë të keqen.
14Jaz pa bom stanovitno čakal in vedno bolj te hvalil.
14Por unë do të kem shpresa gjithnjë dhe do të të lëvdoj gjithnjë e më tepër.
15Usta moja hočejo oznanjati pravičnost tvojo, ves dan zveličalno pomoč tvojo, ker ne znam števil njenih.
15Goja ime do të tregojë tërë ditën drejtësinë tënde dhe çlirimet e tua, sepse nuk njoh numrin e tyre.
16Pridem opevat mogočna dela Gospoda Jehove, s hvalo bom oznanjal pravičnost tvojo, samega tebe.
16Do të thellohem në veprat e fuqishme të Zotit, të Zotit, dhe do të kujtoj drejtësinë tënde, vetëm tënden.
17Bog, učil si me od mladosti, in še do sedaj oznanjam čuda tvoja.
17O Perëndi, ti më ke mësuar që në fëmijëri; dhe deri më sot unë kam shpallur mrekullitë e tua.
18Zatorej tudi do starosti in do sivosti me ne zapusti, o Bog, da še oznanjam rame tvoje prihodnjemu rodu in moč tvojo vsem, ki še pridejo.
18Edhe tani që jam plakur dhe jam thinjur, o Perëndi, mos më braktis deri sa t'i kem treguar këtij brezi fuqinë tënde dhe mrekullitë e tua gjithë atyre që do të vijnë.
19In pravičnost tvoja, o Bog, seza do nebes višave; kar si storil, je veliko; Bog, kdo je tebi enak?
19Edhe drejtësia jote, o Perëndi, arrin deri në lartësitë e qiejve; ti ke bërë gjëra të mëdha. O Perëndi, kush të përngjan ty?
20Ti, ki si nam dal izkusiti stiske velike in hude, nas zopet oživiš in nas zopet izvlečeš iz brezen zemlje,
20Ti, që më bëre të provoj shumë fatkeqësira, të rënda, do të më japësh përsëri jetën dhe do të më bësh të ngrihem lart nga humnerat e tokës.
21velikost mojo pomnožiš in se obrneš, da me potolažiš.
21Ti do të rritesh madhështinë time dhe do të kthehesh të më ngushëllosh.
22Tudi jaz te bom slavil s strunami in resnico tvojo, moj Bog; prepeval ti bodem s citrami, o svetnik Izraelov!
22Dhe unë do të lëvdoj me harpe për besnikërinë tënde, o Perëndia im, dhe do të këndoj lavdet e tua me qeste, o i Shenjti i Izraelit.
23Glasno se bodo radovale ustne moje, ko ti bom prepeval psalme, in duša moja, ki si jo odrešil.Tudi jezik moj bo oznanjal ves dan pravičnost tvojo, ker so osramočeni, ker so z rdečico obliti, ki iščejo hudega meni.
23Buzët e mia do të ngazëllojnë kur do të këndoj lavdet e tua bashkë me shpirtin tim, që ti ke shpenguar.
24Tudi jezik moj bo oznanjal ves dan pravičnost tvojo, ker so osramočeni, ker so z rdečico obliti, ki iščejo hudega meni.
24Edhe gjuha ime do të flasë tërë ditën për drejtësinë tënde, sepse janë turpëruar dhe janë hutuar ata që kërkonin të më bënin të keqen.