1Mbas këtyre ngjarjeve, kur zemërimi i mbretit Asuero u qetësua, atij iu kujtua Vashti, atë që kishte bërë ajo dhe çfarë kishte vendosur lidhur me të.
1Pärast neid sündmusi, kui kuningas Ahasverose viha oli jahtunud, mõtles ta Vastile ja sellele, mis ta oli teinud ning mis tema kohta oli otsustatud.
2Atëherë shërbëtorët e mbretit që ishin në shërbim të tij i thanë: "Të kërkohen për mbretin vajza të virgjëra dhe të hijshme;
2Siis ütlesid kuninga sulased, kes teda teenisid: 'Otsitagu kuningale noori neitseid, kes on ilusa välimusega.
3mbreti le të caktojë në tërë krahinat e mbretërisë së tij komisarë, të cilët të mbledhin tërë vajzat e virgjëra të hijshme në qytetin e Suzës, në shtëpinë e grave nën mbikqyrjen e Hegait, eunukut të mbretit dhe rojtar i grave, që do t'u japë atyre melhemet për t'u pastruar.
3Kuningas pangu ametnikke kõigisse oma kuningriigi maadesse, et need koguksid kõik ilusa välimusega noored neitsid Suusani palee naistemajasse eunuhhi Heegai, kuninga naistevalvaja käe alla, ja et neile antaks vajalikku iluravi.
4Vajza që do t'i pëlqejë mbretit të bëhet mbretëreshë në vend të Vashtit". Ky propozim u pëlqye nga mbreti dhe kështu u veprua.
4Ja tütarlaps, kes kuningale meeldib, saagu Vasti asemel kuningannaks.' See kõne oli kuninga meelest hea ja ta tegi nõnda.
5Në qytetin e Suzës ishte një jude i quajtur Mardoke, bir i Jairit, bir i Shimeit, bir i Kishit, një Beniaminit,
5Suusani palees oli Juuda mees, Mordokai nimi, Jairi poeg, kes oli Simei poeg, kes oli benjaminlase Kiisi poeg.
6që e kishin internuar nga Jeruzalemi bashkë me mërgimtarët e sjellë në robëri me Jekoniahun, mbretin e Judës, nga Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë.
6Tema oli Jeruusalemmast vangi viidud koos nende vangidega, kes vangistati koos Juuda kuninga Jekonjaga, kelle Paabeli kuningas Nebukadnetsar oli vangi viinud.
7Ai e kishte rritur Hadasahun, domethënë Esterin, bijën e ungjit të tij, sepse ajo nuk kishte as baba as nënë. Vajza ishte e hijshme dhe kishte trup të bukur; pas vdekjes së atit dhe të nënes së saj, Mardokeu e mori si bijën e tij.
7Tema oli oma sugulase tütre Hadassa, see on Estri kasvataja, sest temal ei olnud ei isa ega ema; see tütarlaps oli ilusa jume ja kauni välimusega; ja et ta isa ja ema olid surnud, siis oli Mordokai võtnud tema enesele tütreks.
8Kur urdhëri i mbretit dhe dekreti i tij u përhapën, dhe shumë vajza u mblodhën në qytetin e Suzës nën mbikqyrjen e Hegait, edhe Esterin e çuan në pallatin e mbretit nën mbikëqyrjen e Hegait, rojtarit të grave.
8Ja kui nüüd kuninga käsk ja seadus said teatavaks ja palju tütarlapsi koguti Suusani paleesse Heegai käe alla, siis võeti ka Ester kuningakotta Heegai käe alla, kes oli naistevalvaja.
9Vajza i pëlqeu dhe fitoi simpatinë e tij; kështu ai u shpejtua t'i japë melhemet për pastrimin dhe ushqimin e saj; i dha gjithashtu shtatë vajza të reja të zgjedhura në pallatin e mbretit dhe e zhvendosi bashkë me to në apartamentin më të mirë të shtëpisë së grave.
9Tütarlaps meeldis temale ja leidis armu tema ees; ja ta tõttas temale andma iluravivahendeid ja kohast toitu, andis temale seitse valitud teenijat kuningakojast ning määras temale ja ta teenijaile parima paiga naistemajas.
10Esteri nuk kishte treguar asgjë as për popullin e saj as për vendin e prejardhjes së saj, sepse Mardokeu e kishte urdhëruar të mos tregonte.
10Ester ei teatanud oma rahvust ja päritolu, sest Mordokai oli teda keelanud seda teatamast.
11Çdo ditë Mardokeu shëtiste përpara oborrit të shtëpisë së grave për të marrë vesh si ishte Esteri dhe ç'po bëhej me të.
11Ja Mordokai kõndis iga päev naistemaja õue ees, et teada saada, kuidas Estri käsi käib ja mis temaga juhtub.
12Kur i vinte radha çdo vajzë të hynte te mbreti Asuero, mbasi kishte bërë dymbëdhjetë muaj përgatitjesh, sipas rregulloreve të grave, sepse kështu plotësoheshin ditët e pastrimit të tyre; gjashtë muaj për t'u lyer me vaj të mirrës dhe gjashtë muaj me aroma dhe melheme të grave për t'u pastruar,
12Kui igale tütarlapsele jõudis kätte kord, et tal tuli minna kuningas Ahasverose juurde pärast kaheteistkümne kuu möödumist, nagu naistele oli määratud - sest nõnda kaua kestsid nende iluravipäevad: kuus kuud mürriõliga ja kuus kuud palsamite ning muude naiste iluravivahenditega -,
13vajza shkonte te mbreti; i lejohej të merrte me vete nga shtëpia e grave në pallatin e mbretit tërë ato që donte.
13siis võis tütarlaps minna kuninga juurde ja temale anti naistemajast kuningakotta minnes kaasa kõik, mida ta soovis.
14Atje ajo shkonte në mbrëmje dhe të nesërmen në mëngjes kalonte në shtëpinë e dytë të grave, nën mbikëqyrjen e Shaashgazit, eunukut të mbretit dhe rojtar i konkubinave. Ajo nuk kthehej më te mbreti, veçse po ta kërkonte mbreti dhe ta thërrisnin me emër.
14Ta läks õhtul ja tuli hommikul tagasi teise naistemajasse eunuhhii Saasgase, kuninga liignaistevalvaja käe alla; ta ei läinud enam kuninga juurde, olgu siis, et ta kuningale meeldis ja teda nimeliselt kutsuti.
15Kur i erdhi radha për të shkuar te mbreti Esterit, bijës së Abihailit, ungji i Mardokeut, që e kishte marrë me vete si bijën e tij, ajo nuk kërkoi asgjë veç asaj që i tregoi Hegai, eunuku i mbretit, rojtari i grave. Dhe Esteri fitoi simpatinë e të gjithë atyre që e shihnin.
15Kui nüüd Estril, Mordokai sugulase Abihaili tütrel, kelle Mordokai oli võtnud enesele tütreks, tuli minna kuninga juurde, siis ei palunud ta midagi muud kui seda, mida eunuhh Heegai, kuninga naistevalvaja, soovitas; aga Ester leidis armu kõigi silmis, kes teda nägid.
16Esterin e çuan te mbreti Asuero në pallatin e tij mbretëror muajin e dhjetë, domethënë në muajin e Tebethit, në vitin e shtatë të mbretërimit të tij.
16Ja Ester viidi kuningas Ahasverose juurde tema kuninglikku kotta kümnendas kuus, see on teebetikuus, tema seitsmendal valitsemisaastal.
17Mbreti e dashuroi Esterin më tepër se gjithë gratë e tjera, dhe ajo gjeti hir dhe mirëdashje në sytë e tij më tepër se tërë vajzat e tjera. Kështu ai i vuri mbi kokë kurorën mbretërore dhe e bëri mbretëreshë në vend të Vashtit.
17Ja kuningas armastas Estrit enam kui kõiki teisi naisi, ja Ester leidis tema ees armu ja heldust enam kui kõik teised neitsid; ta pani temale kuningliku krooni pähe ja tegi ta Vasti asemel kuningannaks.
18Pastaj mbreti shtroi një banket të madh për tërë princat dhe shërbëtorët e tij, banketin e Esterit; përveç kësaj ai u dha një ditë pushimi krahinave dhe bëri dhurata me bujari mbretërore.
18Ja kuningas tegi suure võõruspeo kõigile oma vürstidele ja sulastele, võõruspeo Estri auks; ta alandas maade makse ja jagas kuningakohaseid kingitusi.
19Kur vajzat u mblodhën herën e dytë, Mardokeu rrinte ulur te porta e mbretit.
19Kui teist korda neitseid koguti ja Mordokai istus kuninga väravas -
20Esteri, sipas urdhrit që Mardokeu i kishte dhënë, nuk kishte treguar asgjë as për vendin e prejardhjes së saj, as për popullin e saj. Në të vërtetë Esteri zbatonte urdhërat e Mardokeut, ashtu si në kohën kur ishte nën kujdestarinë e tij.
20Ester ei olnud teatanud oma päritolu ja rahvust, nagu Mordokai teda oli keelanud, ja Ester tegi Mordokai käsu järgi nagu siis, kui ta oli tema kasvandik -,
21Në ato ditë, ndërsa Mardokeu rrinte ulur te porta e mbretit, Bigtani dhe Tereshi, dy eunukë të mbretit dhe rojtarë të pragut, u zemëruan dhe kërkuan të shtrinin dorën kundër mbretit Asuero.
21siis neilsamul päevil, kui Mordokai istus kuninga väravas, vihastasid Bigtan ja Teres, kaks eunuhhi kuninga lävehoidjate hulgast, ja tahtsid pista kätt kuningas Ahasverose külge.
22I njoftuar për këtë gjë, Mardokeu lajmëroi mbretëreshën Ester, dhe Esteri informoi mbretin në emër të Mardokeut.
22Aga Mordokai sai sellest teada ja ta jutustas sellest kuninganna Estrile, ja Ester rääkis seda kuningale Mordokai nimel.
23U bënë hetime dhe u provua se gjëja ishte e vërtetë, të dy eunukët u varën në trekëmbësh; pastaj kjo ngjarje u regjistrua në librin e Kronikave, në prani të mbretit.
23Ja kui asja uuriti ning leiti nõnda olevat, siis poodi nad mõlemad puusse; ja see kirjutati kuninga jaoks ajaraamatusse.