Shqip

Estonian

Esther

1

1Në kohën e Asueros, (ai Asuero që mbretëronte nga Indija deri në Etiopi mbi njëqind e njëzet e shtatë krahina),
1Ja see sündis Ahasverose ajal, selle Ahasverose, kes valitses Indiast Etioopiani - sada kahtkümmend seitset maad -,
2në atë kohë, kur mbreti Asuero rrinte në fronin e mbretërisë së tij që ishte në kështjellën e Suzës,
2neil päevil, kui kuningas Ahasveros istus oma kuninglikul aujärjel Suusani palees.
3në vitin e tretë të mbretërimit të tij shtroi një banket për të gjithë princat dhe shërbëtorët e tij; komandantët e ushtrisë së Persisë dhe të Medisë, fisnikët dhe princat e krahinave u mblodhën para tij.
3Oma valitsemise kolmandal aastal tegi ta võõruspeo kõigile oma vürstidele ja sulastele; Pärsia ja Meedia võimukandjad, ülikud ja maavalitsejad olid tema juures.
4Atëherë ai tregoi pasuritë dhe lavdinë e mbretërisë së tij, madhështinë dhe epërsinë e saj për shumë ditë, njëqind e tetëdhjetë ditë.
4Ta näitas oma kuningriigi määratut rikkust ja oma võimu toredat hiilgust palju päevi - sada kaheksakümmend päeva.
5Mbasi kaluan këto ditë, mbreti shtroi një banket tjetër prej shtatë ditësh, në oborrin e kopshtit të pallatit mbretëror, për tërë popullin që ndodhej në kështjellën e Suzës, nga më i madhi deri te më i vogli.
5Ja kui need päevad olid möödunud, tegi kuningas seitsmepäevase peo kogu Suusani palees olevale rahvale, niihästi suurtele kui väikestele, kuningliku palee rohuaia väljakul.
6Kishte çadra të bardha dhe ngjyrë vjollce, që vareshin me kordonë të kuq flakë në unaza prej argjendi dhe në shtylla prej mermeri. Kishte divanë prej ari dhe prej argjendi mbi një dysheme prej mermeri të kuq dhe të bardhë, prej sedefi dhe alabastri.
6Peened valged ja sinised kangad olid kinnitatud valgete ja purpurpunaste nööridega hõberõngaste ja marmorsammaste külge; kullast ja hõbedast lamamisasemed olid alabastrist ja marmorist, klaasjaist ja kirjudest kividest ruudulisel põrandal.
7Jepej për të pirë në enë ari, njëra e ndryshme nga tjetra, dhe kishte verë mbretërore me shumicë për hir të bujarisë së mbretit.
7Juua anti kuldkarikaist, karikaid oli mitmesuguseid, ja kuninglikku veini oli palju, kuninga kohaselt.
8Në bazë të ligjit, askush nuk ishte i detyruar të pinte; në fakt mbreti kishte udhëruar tërë funksionarët e shtëpisë së tij t'i shërbenin secilit atë që dëshironte.
8Aga joomisel kehtis korraldus, et sundust ei ole, sest kuningas oli seda kinnitanud kõigile oma kojaülemaile, et igaüks võib teha, nagu temale meeldib.
9Edhe mbretëresha Vashti shtroi një banket për gratë në pallatin e mbretit Asuero.
9Kuninganna Vasti tegi peo ka naistele kuningas Ahasverose kuninglikus kojas.
10Ditën e shtatë, kur zemra e mbretit ishte e gëzuar për shkak të verës, ai urdhëroi Mehumanin, Bizthan, Harbonan, Bigthan, Abagthan, Zetharin dhe Karkasin, të shtatë eunukët që shërbënin në prani të mbretit Asuero,
10Seitsmendal päeval, kui kuninga süda oli veinirõõmus, käskis ta Mehumani, Bistat, Harbonat, Bigtat, Abagtat, Seetarit ja Karkast, seitset eunuhhi, kes kuningas Ahasverost teenisid,
11të sillnin para mbretit mbretëreshën Vashti me kurorën mbretërore, për t'i treguar popullit dhe princave bukurinë e saj; në të vërtetë ajo kishte një pamje të hijshme.
11tuua kuninganna Vasti kuninga ette koos kuningliku krooniga, et näidata rahvaile ja vürstidele tema ilu, sest ta oli ilusa välimusega.
12Por mbretëresha Vashti nuk pranoi të vinte sipas urdhrit të mbretit që iu njoftua me anë të eunukëve; mbreti u pezmatua shumë dhe zemërimi i tij i ziente përbrenda.
12Aga kuninganna Vasti keeldus tulemast kuninga käsu peale, mis eunuhhide kaudu oli antud; siis raevutses kuningas väga ja viha süttis temas põlema.
13Atëherë mbreti pyeti dijetarët që njihnin kohërat (kjo ishte në fakt mënyra e veprimit të mbretit me gjithë ata që njihnin ligjin dhe drejtësinë;
13Ja kuningas küsis tarkadelt, kes aegu mõistsid, sest oli viisiks panna kuninga käsk kõigi seaduse- ja õigusetundjate ette,
14me të afërt për të ishin Karshena, Shethari, Admatha, Tarshishi, Meresi, Marsena dhe Memukani, shtatë princa të Persisë dhe të Medisë që pranoheshin të rrinin para mbretit dhe zinin postet e para në mbretëri):
14ja temale lähemad olid Karsena, Seetar, Admata, Tarsis, Meres, Marsena ja Memukan, seitse Pärsia ja Meedia vürsti, kes nägid kuninga palet ja istusid kuningriigis esimesel kohal:
15"Simbas ligjit çfarë duhet t'i bëhet mbretëreshës Vashti, që nuk zbatoi urdhrin e mbretit Asuero që iu transmetua me anë të eunukëve?".
15'Mida tuleks seaduse järgi teha kuninganna Vastiga, sellepärast et ta ei ole täitnud kuninga käsku, mis eunuhhide kaudu oli antud?'
16Memukami u përgjigj para mbretit dhe princave: "Mbretëresha Vashti nuk ka vepruar drejt vetëm ndaj mbretit, por edhe ndaj gjithë princave dhe tërë popujve që janë në të gjitha krahinat e mbretit Asuero.
16Siis vastas Memukan kuninga ja vürstide ees: 'Mitte ainult kuninga vastu ei ole kuninganna Vasti eksinud, vaid ka kõigi vürstide ja kõigi rahvaste vastu kuningas Ahasverose kõigis maades.
17Sjellja e mbretëreshës do të merret vesh nga të gjitha gratë që do të nxiten të përçmojnë burrat e tyre dhe të thonë: "Mbreti Asuero kishte urdhëruar që të sillnin para tij mbretëreshën Vashti, por ajo nuk i vajti".
17Kui kuninganna tegu saab teatavaks kõigile naistele, siis nad hakkavad põlgusega vaatama oma meestele, öeldes: Kuningas Ahasveros käskis tuua kuninganna Vasti enese ette, aga tema ei tulnud.
18Madje që sot princeshat e Persisë dhe të Medisë që kanë marrë vesh sjelljen e mbretëreshës, do t'u flasin gjithë princave të mbretit dhe nga kjo do të lindë shumë përçmim dhe zemërim.
18Juba täna võivad Pärsia ja Meedia vürstinnad, kes sellest kuninganna teost kuulevad, kõigile kuninga vürstidele nõnda vastata, ja sellest tuleb palju põlgust ning viha.
19Në qoftë se mbretit i duket me vend, le të nxjerrë ai një udhëresë mbretërore që të përfshihet në ligjet e Persisë dhe të Medisë dhe të jetë e parevokueshme, në bazë të së cilës Vashti të mos dalë më në prani të mbretit Asuero; mbreti ti japë pastaj pozitën e saj mbretërore një tjetre më të mirë se ajo.
19Kui kuningas heaks arvab, siis tulgu temalt kuninglik käsk ja see kirjutatagu muutmatuna Pärsia ja Meedia seaduste hulka, et Vasti ei tohi tulla kuningas Ahasverose ette ja et kuningas annab tema kuningliku au teisele, kes on temast parem!
20Kur urdhëresa e nxjerrë nga mbreti do të njoftohet në tërë mbretërinë e tij, që është e gjerë, tërë gratë do të nderojnë bashkëshortët e tyre, nga më i madhi deri te më i vogli".
20Ja kui kuninga otsus, mille ta teeb, saab teatavaks kogu tema kuningriigis, mis on ju suur, siis austavad kõik naised oma mehi, niihästi suured kui väikesed.'
21Ky propozim i pëlqeu mbretit dhe princave, dhe mbreti bëri ashtu si kishte thënë Memukani;
21See kõne oli kuninga ja vürstide silmis hea, ja kuningas tegi Memukani sõna järgi.
22dërgoi letra në të gjitha krahinat e mbretërisë, çdo krahine sipas shkrimit të saj dhe, çdo populli sipas gjuhës së tij, në mënyrë që çdo burrë të ishte zot në shtëpinë e tij dhe të fliste gjuhën e popullit të tij.
22Ja ta läkitas kirjad kõigisse kuninga maadesse, igale maale tema oma kirjaviisis ja igale rahvale tema oma keeles, et iga mees olgu valitseja oma kojas ja rääkigu oma rahva keelt!