Shqip

Estonian

Nehemiah

13

1po atë ditë u lexua në prani të popullit libri i Moisiut, dhe aty u gjet e shkruar që Amoniti dhe Moabiti nuk duhet të hynin kurrë në asamblenë e Perëndisë,
1Sel päeval loeti rahva kuuldes Moosese raamatut ja selles leiti olevat kirjutatud, et ammonlane ja moab ei tohtinud iialgi tulla Jumala kogudusse,
2sepse nuk i kishin pritur me bukë e me ujë bijtë e Izraelit dhe kishin rekrutuar kundër tyre me para Balaamin për t'i mallkuar; por Perëndia ynë e ndëroi mallkimin në bekim.
2sellepärast et nad ei olnud Iisraeli lastele vastu tulnud leiva ja veega, vaid palkasid Bileami neid needma; meie Jumal aga muutis needmise õnnistamiseks.
3Sa e dëgjuan ligjin, ata ndanë nga Izraeli tërë njerëzit e huaj që ishin përzier me ta.
3Ja kui nad Seadust olid kuulnud, siis nad lahutasid kõik segarahva Iisraelist.
4Para kësaj, prifti Eliashib, që ishte caktuar në dhomat e shtëpisë të Perëndisë tonë dhe kishte lidhur krushqi me Tobiahun,
4Aga enne seda oli preester Eljasib, Toobija sugulane, kes oli pandud meie Jumala koja kambrite ülemaks,
5kishte përgatitur për këtë një dhomë të madhe, ku vinin më parë ofertat, temjanin, përdorëset, të dhjetat e grurit, të verës dhe të vajit, tërë ato që me ligj u përkisnin Levitëve, këngëtarëve, derëtarëve, si edhe ofertat e mbledhura për priftërinjtë.
5sisustanud temale suure kambri, kuhu varem oli pandud roaohvreid, viirukit, riistu ning vilja-, veini- ja õlikümnist, mis oli määratud leviitidele, lauljatele ja väravahoidjatele, ja preestrite tõstelõive.
6Por gjatë kësaj kohe unë nuk isha në Jeruzalem, sepse në vitin e tridhjetë e dytë të Artakserksit, mbretit të Babilonisë, isha kthyer pranë mbretit. Pas një farë kohe mora leje nga mbreti
6Ma ei olnud Jeruusalemmas, kui see kõik juhtus, sest Artahsasta, Paabeli kuninga kolmekümne teisel aastal olin ma läinud kuninga juurde. Aga mõne aja pärast palusin ma kuningalt luba
7dhe u ktheva në Jeruzalem; kështu pashë të keqen që Eliashibi kishte bërë për të favorizuar Tobiahun, duke përgatitur për të një dhomë në oborret e shtëpisë së Perëndisë.
7ja tulin Jeruusalemma. Ja kui ma märkasin, missuguse pahateo Eljasib Toobija pärast oli teinud, sisustades temale kambri Jumala koja õues,
8Më erdhi shumë keq për këtë gjë dhe kështu hodha jashtë dhomës tërë orenditë shtëpiake që i përkisnin Tobiahut;
8siis ma sain väga pahaseks ja viskasin kõik Toobija koja asjad sellest kambrist välja.
9pastaj urdhërova që të pastroheshin ato dhoma dhe të rivendoseshin përdorëset e shtëpisë së Perëndisë, ofertat dhe temjani.
9Ja ma käskisin kambrid puhtaks teha ning viisin sinna tagasi Jumala koja riistad, roaohvrid ja viiruki.
10Pastaj mësova gjithashtu që racionet që u detyroheshin Levitëve nuk u ishin dhënë atyre dhe që Levitët dhe këngëtarët, që kryenin shërbimin, kishin ikur secili në tokën e vet.
10Siis ma sain teada, et leviitidele ei olnud antud nende osa ja seepärast olid leviidid ja lauljad, kes pidid teenistust pidama, põgenenud igaüks oma põllule.
11Atëherë qortova gjyqtarët dhe u thashë atyre: "Pse shtëpia e Perëndisë është braktisur?". Pastaj i mblodha dhe i vura përsëri në funksonet e tyre.
11Ja ma riidlesin ülematega ning ütlesin: 'Mispärast on Jumala koda maha jäetud?' Ja ma kogusin nad kokku ning panin nad nende ametisse.
12Tërë Juda solli pastaj në magazinat të dhjetat e grurit, të mushtit dhe të vajit.
12Ja kogu Juuda tõi kümnist viljast, veinist ja õlist varaaitadesse.
13Mbikëqyrjen e magazinave ia besova priftit Shelemiah, shkruesit Tsadok dhe Pedajahut, një nga Levitët; si ndihmësa të tyre, zgjodha Hananin, birin e Zakurit, bir i Mataniahut, sepse këta konsideroheshin si njerëz besnikë. Atyre u takonte detyra të bënin ndarjet midis vëllezërve të tyre.
13Ja ma määrasin varaaitade ülemaiks preester Selemja ja kirjatundja Saadoki, ja leviitide hulgast Pedaja, ja neile abiliseks Haanani, Mattanja poja Sakkuri poja; sest neid peeti ustavaiks ja nende kohus oli jagada oma vendadele.
14Për këtë më kujto mua, o Perëndia im, dhe mos i fshij veprat e mira që kam bërë për shtëpinë e Perëndisë tim dhe për ruajtjen e saj.
14Mõtle, mu Jumal, minu peale selle pärast! Ära kustuta mu häid tegusid, mis ma olen teinud oma Jumala koja ja selle teenistuse heaks!
15Në ato ditë vura re në Judë disa që shtrydhnin rrushin ditën e shtunë dhe mbartnin thasë gruri, duke i ngakuar mbi gomarët, bashkë me verën, rrushin, fiqtë dhe gjithfarë ngarkesash të tjera që sillnin
15Neil päevil nägin ma Juudamaal mõningaid, kes hingamispäeval surutõrsi sõtkusid ja kes viljakoormaid tõid ja eeslite selga panid, nõndasamuti ka veini, viinamarju, viigimarju ja igasuguseid koormaid hingamispäeval Jeruusalemma tõid; ja ma manitsesin neid, et nad sel päeval toiduaineid müüsid.
16Përveç kësaj disa jerëz të Tiros, që banonin në Jeruzalem, importonin peshk dhe lloj-lloj mallrash dhe ua shisnin bijve të Judës ditën e shtunë dhe në Jeruzalem.
16Seal elas ka tüüroslasi, kes tõid kala ja igasugust kaupa ning müüsid hingamispäeval juutidele Jeruusalemmas.
17Atëherë qortova parinë e Judës dhe i thashë: "Ç'është kjo e keqe që kryeni duke përdhosur ditën e shtunë?
17Siis ma riidlesin Juuda suurnikega ja ütlesin neile: 'Mis kõlvatu tegu see on, mida te teete, et te hingamispäeva teotate?
18A nuk vepruan njëlloj etërit tonë? A nuk bëri Perëndia ynë të pllakosë mbi ne dhe mbi qytetin tonë tërë kjo fatkeqësi? Por ju po sillni një zemërim më të madh mbi Izraelin, duke përdhosur të shtunën!".
18Eks teinud teie vanemad nõndasamuti ja eks lasknud meie Jumal tulla kogu selle õnnetuse meie ja selle linna peale? Ja hingamispäeva teotades te suurendate veelgi viha Iisraeli vastu.'
19Kështu, sapo portat e Jeruzalemit filluan të jenë në terr, para se të fillonte e shtuna, unë urdhërova që portat të ishin mbyllur dhe të mos hapeshin deri pas së shtunës; vendosa madje disa shërbëtorë të mi te portat, me qëllim që asnjë ngarkesë të mos hynte në qytet gjatë ditës së shtunë.
19Ja niipea kui Jeruusalemma väravais hingamispäeva eel oli läinud pimedaks, käskisin ma väravad sulgeda ja lubasin need avada alles pärast hingamispäeva; ja ma seadsin mõned oma sulastest väravate juurde, et hingamispäeval ükski koorem sisse ei tuleks.
20Por tregëtarët dhe shitësit e çdo lloj malli e kaluan natën jashtë Jeruzalemit një ose dy herë.
20Siis jäid kaupmehed ja igasuguse kauba müüjad kord või kaks väljapoole Jeruusalemma.
21Atëherë unë i qortova dhe u thashë: "Pse e kaloni natën para mureve? Po ta bëni një herë tjetër, do të veproj kundër jush". Qysh prej atij çasti ata nuk erdhën më ditën e shtunë.
21Ja ma manitsesin neid ning ütlesin neile: 'Miks jääte ööseks müüri taha? Kui te seda veel kord teete, siis ma pistan oma käe teie külge!' Sellest ajast ei tulnud nad enam hingamispäeval.
22Urdhërova gjithashtu Levitët që të pastroheshin dhe të vinin të ruanin portat për të shenjtëruar ditën e shtunë. Edhe për këtë më kujto mua, o Perëndia im, dhe ki mëshirë për mua sipas madhësisë së dhembshurisë sate!
22Ja ma käskisin leviite, et nad endid puhastaksid ja tuleksid väravaid valvama, et hingamispäeva pühitsetaks. Mõtle minu peale, mu Jumal, sellegi pärast, ja ole mulle armuline oma rohke helduse pärast!
23Në ato ditë pashë gjithashtu disa Judej që ishin martuar me gra të Ashdodit, të Amonit dhe të Moabit,
23Neil päevil nägin ma ka juute, kes olid naiseks võtnud asdodlasi, ammonlasi ja moabe.
24gjysma e bijve të tyre fliste gjuhën e Ashdodit dhe nuk dinte të fliste gjuhën judaike, por fliste vetëm gjuhën e këtij apo atij populli.
24Ja nende lastest rääkisid pooled asdodi keelt või mõne muu rahva keelt, aga juudi keelt nad ei osanud rääkida.
25Atëherë unë i qortova, i mallkova, rraha disa prej tyre, iu shkula flokët; pastaj i vura që te betohen në emër të Perëndisë se nuk do t'ia jepnin bijat e veta bijve të atyre dhe nuk do të merrnin bijat e tyre për bijtë e vet, as për vete.
25Siis ma riidlesin nendega ja sajatasin neid, peksin neist mõningaid mehi ja katkusin neilt karvu; ja ma vannutasin neid Jumala nimel: 'Te ei tohi anda oma tütreid nende poegadele ega võtta nende tütreid oma poegadele või iseendile!
26Dhe thashë: "A nuk mëkatoi, vallë, Salomoni, mbret i Izraelit, për këto gjëra? Megjithatë midis kaq kombeve nuk pati një mbret si ai; e donte Perëndia i tij, dhe Perëndia e kishte vendosur mbret mbi tërë Izraelin; por gratë e huaja e bënë edhe atë të mëkatojë.
26Eks ole Saalomon, Iisraeli kuningas, selle läbi pattu teinud? Paljude rahvaste hulgas ei olnud tema sarnast kuningat; ta oli oma Jumalale armas ja Jumal pani tema kuningaks kogu Iisraelile, aga tedagi saatsid võõramaa naised pattu tegema.
27A duhet, pra, të dëgjojmë për ju se kryeni këtë të keqe të madhe, se mëkatoni kundër Perëndisë tonë, duke u martuar me gra të huaja?".
27Kas me siis peame kuulma teistki, et teete samasugust suurt pahategu, võttes võõramaa naisi ja murdes nõnda meie Jumalale truudust?'
28Njeri nga bijtë e Joadas, birit të Elishibit, kryeriftit, ishte dhëndër i Sanballatit, Horonitit; unë e përzura larg vetes.
28Ja üks ülempreester Eljasibi poja Joojada poegadest oli hooronlase Sanballati väimees, aga ma ajasin ta enese juurest ära.
29Mbaji mend ata, o Perëndia im, sepse kanë ndotur priftërinë dhe besëlidhjen e priftërisë dhe të Levitëve!
29Mu Jumal, pea neid meeles, et nad on rüvetanud preestriametit ning preestrite ja leviitide lepingut!
30Kështu unë i pastrova nga çdo person i huaj dhe caktova detyrat e priftërinjve dhe të Levitëve, secili në detyrën e vet.
30Nõnda ma puhastasin neid kõigest võõrast ja seadsin teenistuskorrad preestritele ja leviitidele, igaühele tema töö,
31Dhashë gjithashtu dispozita lidhur me ofertën e druve në kohë të caktuara dhe lidhur me prodhimet e para. Më kujto, o Perëndia im, për të më bërë të mira!
31ning puude ja uudsevilja toomiseks määratud ajad. Meenuta, mu Jumal, seda minu heaks!'