Shqip

Estonian

Isaiah

34

1Afrohuni, o kombe, për të dëgjuar; o popuj, kini kujdes. Le të dëgjojë toka dhe gjithçka që është në të, bota dhe gjithçka që ajo prodhon.
1Rahvad, astuge ligi kuulma, ja rahvahõimud, pange tähele! Kuulgu maa ja need, kes seda täidavad, maailm ja kõik, kes seal võrsuvad!
2Sepse Zoti është zemëruar me të gjitha kombet, është indinjuar me të gjitha ushtritë e tyre; ai ka vendosur shkatërrimin e tyre, i braktis në masakër.
2Sest Issandal on raev kõigi rahvaste ja viha kõigi nende väehulkade vastu: ta on pannud need vande alla, ta on andnud need tapetavaiks.
3Të vrarët e tyre do të hidhen tutje, kufomat e tyre do të qelben dhe malet do të shkrihen me gjakun e tyre.
3Kes neist maha lüüakse, visatakse ära, nende laipadest tõuseb lehk, nende verest nõretavad mäed.
4Tërë ushtria e qiellit do të zhduket, qiejtë do të mblidhen rrotull si një libër, por tërë ushtria e tyre do të bjerë, ashtu si bie gjethi nga hardhia, si bie një fryt i fishkur nga fiku.
4Kõik taevaväed kaovad, taevad keerduvad kokku otsekui rullraamat: kogu nende vägi variseb, nagu variseb viinapuust leht või viigipuust kuivanud mari.
5Me qenë se shpata ime është dehur në qiell, ja ajo po gatitet të bjerë mbi Edomin, mbi popullin që kam vendosur të shfaroset, për të vënë në vend drejtësinë.
5Sest mu mõõk on joobunud taevas, vaata, see langeb alla Edomi peale, minu poolt neetud rahva peale kohtumõistmiseks.
6Shpata e Zotit është plot me gjak, është ngopur me dhjamë, me gjakun e qengjave dhe të cjepve, me dhjamin e veshkave të deshve; sepse Zoti bën një flijim në Botsrah dhe një kërdi të madhe në vendin e Edomit.
6Issanda mõõk on verine, tilgub rasvast, tallede ja sikkude verest, jäärade neerurasvast, sest Issandal on ohver Bosras ja palju tapmist Edomimaal.
7Bashkë me ta bien buaj, mëzetër tok me dema; toka e tyre është vaditur me gjak, pluhuri i tyre është ngopur me dhjamë.
7Metshärjadki langevad koos nendega, härjavärsid koos sõnnidega: nende maa joobub verest ja muld muutub rasvast rammusaks.
8Sepse është dita e hakmarrjes të Zotit, viti i shpërblimit për çështjen e Sionit.
8Sest see on Issanda kättemaksupäev, tasumisaasta riiu eest Siioniga.
9Përrenjtë do të kthehen në katran, pluhuri i vet në squfur, toka e vet do të bëhet rrëshirë e zjarrtë.
9Edomi jõed muutuvad tõrvaks, muld väävliks, ja ta maa on otsekui põlev tõrv.
10Nuk do të shuhet as ditën as natën, tymi i tij do të ngjitet përjetë; do të mbetet e shkretë brez pas brezi, askush nuk do të kalojë mbi të.
10See ei kustu ööl ega päeval, igavesti tõuseb selle suits. See jääb laastatuks põlvest põlve, iialgi ei käi keegi sealtkaudu.
11Zotër të tij do të bëhen pelikani dhe iriqi dhe do të banojnë aty kukuvajka dhe korbi. Zoti do të shtrijë mbi të litarin e dëshpërimit, plumbçen e boshllëkut.
11Puguhani ja siil pärivad selle, öökull ja kaaren elutsevad seal; selle üle veetakse tühjuse mõõdunöör ja paljasoleku lood.
12Do t'i thërrasin fisnikët në mbretëri, por nuk do ketë asnjë prej tyre, dhe tërë princat janë katandisur në hiç.
12Seal ei ole enam ülikuid, et kedagi kuningaks kuulutada, ja kõik ta vürstid saavad otsa.
13Në pallatet e tij do të rriten gjemba, në fortesat e tij hithra dhe carangtha; do të bëhet banesë për çakejtë, një vend i rrethuar për strucat.
13Tema paleedes kasvavad kibuvitsad, linnustes nõgesed ja ohakad; see saab ðaakalite asukohaks ja jaanalindude pesitsuspaigaks.
14Kafshët e shkretëtirës do të takohen me kafshët që ulërijnë, cjeptë do të thërrasin njeri tjetrin; do të vendosen aty edhe kukuvajkat dhe do të gjejnë një vend pushimi.
14Kurjad vaimud kohtuvad seal sortsidega ja sikujalgne paharet hüüab seltsilist. Tõesti, seal viibib tont ja leiab enesele puhkepaiga.
15Do të bëjë folenë e vet gjarpëri-shigjetë, do të lëshojë aty vezët, do t'i çelë dhe do t'i mbledhë në hijen e tij të vegjëlit e vet, aty do të mblidhen edhe hutat, secili me shokun e vet.
15Seal pesitseb süstmadu, muneb, haub pojad välja, ja kogub oma varju alla. Tõesti, sinna kogunevad raisakotkad, igaüks oma paarilisega.
16Kërkoni në librin e Zotit dhe lexoni: asnjë prej tyre nuk do të mungojë, askujt nuk do t'i mungojë shoku i vet, sepse e ka urdhëruar goja e tij dhe e ka mbledhur Fryma e tij.
16Uurige Issanda raamatust ja lugege: ükski neist ei ole puudu, ükski neist ei ole teist kaotanud, sest tema on oma suu kaudu andnud käsu ja tema Vaim on need kogunud.
17Ai vetë e ka hedhur shortin për ta, dhe dora e tij e ka ndarë midis tyre me vijën e matjes; do ta zotërojnë për gjithnjë; do të banojnë aty brez pas brezi.
17Tema on neile liisku heitnud, tema käsi on selle neile mõõdunööriga jaotanud: nad pärivad selle igaveseks, nad elavad seal põlvest põlve.