Shqip

Estonian

Isaiah

35

1Shkretëtira dhe toka e thatë do të gëzohen, vetmia do të gëzohet dhe do të lulëzojë si trëndafili;
1Kõrb ja liivik rõõmutsevad, nõmmemaa hõiskab ja õitseb nagu liilia.
2do të lulëzojë shumë dhe do të ngazëllojë me hare dhe britma gëzimi. Do t'u jepet lavdia e Libanit, madhështia e Karmelit dhe e Sharonit. Ata do të shohin lavdinë e Zotit, madhështinë e Perëndisë tonë.
2Ta õitseb kaunisti ja ilutseb rõõmu ning hõiskamisega, temale antakse Liibanoni toredus, Karmeli ja Saaroni ilu. Nad saavad näha Issanda toredust, meie Jumala ilu.
3Forconi duart e dobësuara, bëjini të qëndrueshëm gjunjët e pasigurt!
3Kinnitage nõrku käsi ja tehke tugevaks komistavad põlved!
4U thoni atyre që e kanë humbur zemrën: "Bëhuni të fortë, mos kini frikë!". Ja, Perëndia juaj do të vijë me hakmarrjen dhe me shpërblimin e Perëndisë; do të vijë ai vetë për t'ju shpëtuar.
4Öelge neile, kel rahutu süda: Olge kindlad, ärge kartke! Vaata, teie Jumal! Kättemaks tuleb, teie Jumala karistus; tema ise tuleb ja päästab teid.
5Atëherë do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhëve;
5Siis avanevad pimedate silmad ja kurtide kõrvad lähevad lahti.
6atëherë çalamani do të kërcejë si një dre dhe gjuha e memecit do të bërtasë nga gëzimi, sepse do të dalin ujëra në shkretëtirë dhe përrenj në vendin e vetmuar.
6Siis hüppab jalutu otsekui hirv ja keeletu keel hõiskab, sest veed keevad üles kõrbes ja ojad nõmmemaal.
7Vendi i thatë do të bëhet pellg dhe toka e etur për ujë burim ujërash; në vendet ku shtriheshin çakejtë do të ketë bar me kallamishte dhe xunkth.
7Kuumavirvendusest saab järv ja põuasest pinnast keevad veeallikad üles; seal, kus on ðaakalite eluase, kasvab kaislaid, kõrkjaid ja pilliroogu.
8Aty do të jetë rruga kryesore, një rrugë që do të quhet "rruga e shenjtë"; asnjë i papastër nuk do të kalojë nëpër të; ajo do të jetë vetëm për ata që e ndjekin; edhe mendjeshkurtërit nuk do të mund të humbasin.
8Ja seal on maantee ja tee, mida nimetatakse pühaks teeks; ükski rüve ei või sellel käia, vaid see on tema rahva jaoks: kes seda teed käib, ei eksi, rumaladki mitte.
9Luani nuk do të jetë më, as edhe ndonjë bishë e egër nuk do të dalë aty ose nuk do të duket, por do të ecin të çliruarit.
9Seal ei ole lõvi ega lähe sinna murdjad kiskjad, neid seal ei leidu. Aga lunastatud käivad.
10Të shpëtuarit nga Zoti do të kthehen, do të vijnë në Sion me britma gëzimi dhe një hare e përjetshme do të kurorëzojë kokën e tyre; do të kenë gëzim dhe lumturi, dhe dhembja e rënkimi do të ikin.
10Ja Issanda vabaksostetud pöörduvad tagasi ning tulevad Siionisse hõisates. Nende pea kohal on igavene rõõm: rõõm ja ilutsemine valdavad neid, aga kurbus ja ohkamine põgenevad ära.