Shqip

Estonian

Isaiah

36

1Në vitin e katërmbëdhjetë të mbretit Ezekia ndodhi që Senakeribi, mbret i Asirisë, doli kundër qyteteve të fortifikuara të Judës dhe i pushtoi.
1Kuningas Hiskija neljateistkümnendal aastal tuli Assuri kuningas Sanherib kõigi Juuda kindlustatud linnade kallale ja vallutas need.
2Mbreti i Asirisë dërgoi Rabshakehun nga Lakishi në Jeruzalem, te mbreti Ezekia, me një ushtri të madhe; ai u ndal pranë ujësjellësit të hauzit të sipërm, në rrugën e arës së larësit.
2Ja Assuri kuningas läkitas Laakisest Jeruusalemma kuningas Hiskija vastu ülemjoogikallaja suure väehulgaga, kes jäi peatuma Ülatiigi veejuhtme juurde, mis on Vanutajavälja maantee ääres.
3Atëherë Eliakimi, bir i Hilkiahut, prefekt i pallatit, Shebna, sekretari, dhe Joahu, bir i Asafit, arkivisti, shkuan tek ai.
3Siis läksid välja tema juurde Eljakim, Hilkija poeg, kes oli kojaülem, kirjutaja Sebna ja nõunik Joah, Aasafi poeg.
4Rabshakehu u tha atyre: "I thoni Ezekias: Kështu thotë mbreti i madh, mbreti i Asirisë: ku mbështetet besimi që ke?
4Ja ülemjoogikallaja ütles neile: 'Öelge ometi Hiskijale: Nõnda ütleb suurkuningas, Assuri kuningas: Mis lootus see on, mida sa hellitad?
5Unë them se këshillë dhe forcë për të bërë luftën nuk janë vetëm fjalë goje; tani që je rebeluar kundër meje te kush ke besim ti?
5Sa arvad, et paljad sõnad annavad võitluseks nõu ja jõu? Kelle peale sa loodad, et oled mulle vastu hakanud?
6Ja, ti ke besim në përkrahjen e këtij kallami të thyer, që është Egjipti, që pret dorën e atij që mbështetet mbi të dhe e shpon. I tillë është pikërisht Faraoni, mbreti i Egjiptit, për tërë ata që kanë besim tek ai.
6Vaata, sa loodad Egiptuse, tolle murtud pillirookepi peale, mis tungib pihku ja puurib selle läbi, kui keegi selle peale toetub. Niisugune on vaarao, Egiptuse kuningas, kõigile, kes tema peale loodavad.
7Në rast se pastaj më thuaj: "Ne kemi besim tek Zoti, Perëndia ynë", a nuk është vallë po ai që Ezekia ka hequr nga vendet e larta dhe nga altarët, duke u thënë Judës dhe Jeruzalemit: "Ju do të adhuroni vetëm para këtij altari"?
7Või kui sa mulle ütled: Meie loodame Issanda, oma Jumala peale!, kas pole siis mitte tema see, kelle ohvrikünkad ja altarid Hiskija kõrvaldas, öeldes Juudale ja Jeruusalemmale: Selle altari ees peate te kummardama!?
8Tani, pra, vër një bast me zotin tim, mbretin e Asirisë; unë do të të jap dy mijë kuaj, në qoftë se ti je në gjendje të sigurosh kalorësit që i hipin.
8Nüüd aga vea ometi kihla mu isandaga, Assuri kuningaga: mina annan sulle kaks tuhat hobust, kui sa suudad hankida neile ratsanikke!
9Si do të mundje të sprapsësh një kapiten të vetëm midis shërbëtorëve më të vegjël të zotit tim? Por ti ke besim se Egjipti do të të japë qerre dhe kalorës.
9Kuidas sa siis saaksid tagasi tõrjuda asevalitseja, ühe mu isanda vähimaist sulaseist? Aga sa loodad Egiptuse, tema sõjavankrite ja ratsanike peale.
10Dhe tani a kam ardhur vallë kundër këtij vendi pa vullnetin e Zotit për ta shkatërruar? Zoti më ka thënë: "Dil kundër këtij vendi dhe shkatërroje"".
10Kas ma siis nüüd Issandata olen tulnud selle maa vastu, et seda hävitada? Issand ise ütles mulle: Mine sinna maale ja hävita see!'
11Atëherë Eliakimi, Shebna dhe Joahu i thanë Rabshakehut: "Foli, pra, shërbëtorëve të tu në gjuhën aramaike, sepse ne e kuptojmë, por mos na fol në gjuhën hebraike, në mënyrë që ta dëgjojë populli që është mbi muret".
11Siis ütlesid Eljakim, Sebna ja Joah ülemjoogikallajale: 'Räägi ometi oma sulastega aramea keelt, sest me mõistame seda, aga ära räägi meiega juudi keelt müüri peal oleva rahva kuuldes!'
12Por Rabshakehu u përgjigj: "Zoti im, vallë, më ka dërguar t'i them këto fjalë zotit tënd dhe ty, dhe jo pikërisht njerëzve që ndodhen mbi muret, të katandisur të hanë jashtëqitjet e tyre dhe të pinë urinën e tyre bashkë me ju?".
12Kuid ülemjoogikallaja vastas: 'Kas mu isand on mind läkitanud kõnelema neid sõnu ainult su isandale ja sinule? Küllap ka müüri peal istuvaile meestele, kes koos teiega peavad sööma oma rooja ja jooma oma kust!'
13Atëherë Rabshakehu u ngrit më këmbë dhe bërtiti me zë të lartë në gjuhën hebraike, duke thënë: "Dëgjoni fjalët e mbretit të madh, të mbretit të Asirisë!
13Ning ülemjoogikallaja astus ette ja hüüdis valju häälega juudi keeles ning ütles: 'Kuulge suurkuninga, Assuri kuninga sõnu!
14Kështu thotë mbreti: "Të mos ju mashtrojë Ezekia, sepse ai nuk mund t'ju çlirojë nga duart e mia;
14Nõnda ütleb kuningas: Ärge laske endid Hiskijast petta, sest tema ei suuda teid päästa!
15as tij bëjë Ezekia që të vendosni besimin tuaj te Zoti, duke thënë: "Me siguri Zoti do të na çlirojë; ky qytet nuk do të jepet në duart e mbretit të Asirisë".
15Ärgu pangu Hiskija teid lootma Issanda peale, öeldes: Issand päästab meid kindlasti ja seda linna ei anta Assuri kuninga kätte!
16Mos dëgjoni Ezekian, sepse kështu thotë mbreti i Asirisë: bëni paqe me mua dhe dorëzohuni, dhe secili prej jush do të mund të hajë frytet e vreshtit të tij dhe të fikut të tij, dhe secili do të mund të pijë ujin e sternës së tij,
16Ärge kuulake Hiskijat, sest Assuri kuningas ütleb nõnda: Tehke minuga alistusleping ja tulge välja mu juurde, siis te võite süüa igamees oma viinapuust ja igamees oma viigipuust ja juua igamees oma kaevust vett,
17deri sa të vijë unë për t'ju çuar në një vend të ngjashëm me tuajin, në një vend gruri dhe mushti, në një vend buke dhe vreshtash.
17kuni ma tulen ja viin teid maale, mis on teie maa sarnane, vilja ja veini maa, leiva ja viinamägede maa.
18Të mos ju mashtroj Ezekia duke thënë: "Zoti do të na çlirojë". A ka mundur ndonjë prej perëndive të kombeve të çlirojë vendin e tij nga duart e mbretit të Asirisë?
18Asjata ässitab teid Hiskija ja ütleb: Issand päästab meid! Kas on muude rahvaste jumalaist mõni päästnud oma maa Assuri kuninga käest?
19Ku janë perënditë e Hamathit dhe të Arpadit? Ku janë perënditë e Sefarvaimit? A e kanë çliruar vallë Samarinë nga duart e mia?
19Kus on Hamati ja Arpadi jumalad? Kus on Sefarvaimi jumalad? Kas need päästsid Samaaria minu käest?
20Kush prej tërë perëndive të këtyre vendeve ka çliruar vendin e vet nga duart e mia, që Zoti të mund të çlirojë Jeruzalemin nga duart e mia?".
20Kes kõigist nende maade jumalaist on päästnud oma maa minu käest, et Issand peaks päästma minu käest Jeruusalemma?'
21Por ata heshtën dhe nuk u përgjigjën me asnjë fjalë, sepse urdhëri i mbretit ishte: "Mos iu përgjigjni".
21Aga nad vaikisid ega vastanud temale sõnagi, sest niisugune oli kuninga käsk, kes oli öelnud: 'Ärge vastake temale!'
22Atëherë Eliakimi, bir i Hilkiahut, prefekt i pallatit, Shebna sekretari, dhe Joahu, bir i Asafit, arkivisti, erdhën tek Ezekia me rroba të grisura dhe i njoftuan fjalët e Rabshakehut.
22Siis tulid kojaülem Eljakim, Hilkija poeg, ja kirjutaja Sebna ja nõunik Joah, Aasafi poeg, Hiskija juurde, riided lõhki käristatud, ja kandsid temale ette ülemjoogikallaja sõnad.