1Mbas këtyre ngjarjeve, Davidi mundi Filistejtë dhe i poshtëroi, duke u hequr nga dora Gathin dhe fshatrat përreth tij.
1A potom sa stalo, že Dávid porazil Filištínov a zohnul ich a vzal Gát i jeho dediny z ruky Filištínov.
2Ai mundi gjithashtu Moabitët; dhe Moabitët u bënë nënshtetas dhe haraçpagues të Davidit.
2Porazil aj Moába, a tak boli Moabiti služobníkmi Dávidovi, donášajúcimi dary-poplatky.
3Davidi mundi përveç tyre Hadarezerin, mbretin e Tsobahut, deri në Hamath, ndërsa ai shkonte për të vendosur sundimin e tij gjatë lumit Eufrat.
3Dávid porazil aj Hadarézera, kráľa Cóby, až po Chamat, keď išiel, aby si dobyl panstvo na rieke Eufrate.
4Davidi i mori një mijë qerre, i kapi shtatë mijë kalorës dhe njëzet mijë këmbësorë. Davidi preu gjithashtu kërcinjtë e tërë kuajve, por kurseu mjaft për njëqind qerre.
4Dávid zajal od neho tisíc vozov a sedem tisíc jazdcov a dvadsať tisíc mužov peších. A Dávid popodrezoval koňom od všetkých vozov žily a ponechal z toho koní pre sto vozov.
5Kur Sirët e Damaskut erdhën për të ndihmuar Hadarezerin, mbretin e Tsobahut, Davidi vrau njëzet e dy mijë Sirë.
5A keď prišiel Sýr z Damašku, aby pomohol Hadarézerovi, kráľovi Cóby, porazil Dávid z Arama dvadsaťdva tisíc mužov.
6Pastaj Davidi vendosi garnizone në Sirinë e Damaskut, dhe Sirët u bënë nënshtetas dhe haraçpagues të Davidit; dhe Zoti e përkrahte Davidin kudo që ai shkonte.
6A Dávid osadil stráže v Damašskej Sýrii. A tak boli Sýrovia Dávidovi služobníkmi, donášajúcimi dary. A Hospodin chránil Dávida všade, kamkoľvek išiel.
7Davidi mori mburojat e arta që shërbëtorët e Hadarezerit kishin me vete dhe i çoi në Jeruzalem.
7Potom vzal Dávid zlaté štíty, ktoré boli na služobníkoch Hadarézerových, a dopravil ich do Jeruzalema.
8Davidi mori edhe një sasi të madhe bronzi në Tibhath dhe në Kun, qytete të Hadarezerit. Me të Salomoni ndërtoi detin prej bronzi, shtyllat dhe veglat prej bronzi.
8A z Tibchatu a z Kúna, z miest Hadarézerových, pobral Dávid veľmi mnoho medi; z nej potom spravil Šalamún to medené more i stĺpy i medené nádoby.
9Kur Tou, mbret i Hamathit, mësoi që Davidi kishte mundur tërë ushtrinë e Hadarezerit, mbretit të Tsobahut,
9A keď počul Tou, kráľ Chamatu, že Dávid porazil všetko vojsko Hadarézera, kráľa Cóby,
10i dërgoi mbretit David Hadoramin, birin e tij, për ta përshëndetur dhe për ta bekuar, sepse kishte luftuar kundër Hadarezerit dhe e kishte mundur (Hadarezeri ishte gjithnjë në luftë me Toun); dhe Hadorami pruri me vete lloj-lloj enësh ari, argjendi dhe bronzi.
10poslal Hadoráma, svojho syna, ku kráľovi Dávidovi, aby ho pozdravil a aby mu blahoželal, že šťastne bojoval proti Hadarézerovi a porazil ho, lebo Hadarézer viedol vojny s Touvom. A všetko, čo doniesol Hadorám, boli zlaté, strieborné a medené nádoby.
11Mbreti David ia shenjtëroi edhe këto Zotit, ashtu si kishte bërë me argjendin dhe me arin që u kishte marrë tërë kombeve, domethënë Edomitëve, Moabitëve, Amonitëve, Filistejve dhe Amalekitëve.
11I tie zasvätil kráľ Dávid Hospodinovi so striebrom a zlatom, ktoré podonášal od všetkých národov, od Edoma, Moába, od synov Ammonových a od Filištínov aj od Amalecha.
12Përveç kësaj Abishai, bir i Tserujahut, mundi tetëmbëdhjetë mijë Edomitë në luginën e Kripës.
12A Abišai, syn Ceruje, porazil Edoma v Soľnej doline, osemnásť tisíc.
13Vendosi garnizone edhe në Idumea dhe tërë Edomitët u bënë nënshtetas të Davidit; dhe Zoti e përkrahte Davidin kudo që shkonte.
13A osadil v Edomsku stráže. A všetci Edomiti sa stali služobníkmi Dávidovými. A tak tedy chránil Hospodin Dávida všade, kamkoľvek išiel.
14Kështu Davidi mbretëroi mbi tërë Izraelin, duke shqiptuar gjykime dhe duke administruar drejtësinë tërë popullit të tij.
14A Dávid kraľoval nad celým Izraelom a činil súd a spravedlivosť všetkému svojmu ľudu.
15Joabi, bir i Tserujahut, ishte komandant i ushtrisë; Jozafati, bir i Ahikudit, ishte arkivist;
15A Joáb, syn Ceruje, bol nad vojskom, a Jozafat, syn Achilúdov, bol kancelárom.
16Tsadoku, bir i Ahitubit, dhe Abimeleku, bir i Abiatharit, ishin priftërinj; Shavsha ishte sekretar;
16Cádok, syn Achitúbov, a Abimelech, syn Ebiatárov, boli kňazmi, a Šavša bol pisárom.
17Benajahu, bir i Jehojadait, ishte kryetar i Kerethejve dhe i Pelethejve; bijtë e Davidit ishin të parët në krah të mbretit.
17Benaiáš, syn Jehojadov, bol nad Keréťanmi a nad Peléťanmi, a synovia Dávidovi boli prví po ruke kráľa.