1Mbas këtyre ngjarjeve ndodhi që Nahashi, mbret i bijve të Amonit, vdiq dhe i biri mbretëroi në vend të tij.
1Potom sa stalo, že zomrel Náchaš, kráľ synov Ammonových, a kraľoval jeho syn miesto neho.
2Davidi tha: "Unë dua të përdor me Hanunin, birin e Nahashit, po atë dashamirësi që i ati ka treguar ndaj meje". Kështu Davidi dërgoi lajmëtarë për ta ngushëlluar për humbjen e atit të tij. Por kur shërbëtorët e Davidit arritën ne vendin e bijve të Amonit te Hanuni për ta ngushëlluar,
2Vtedy riekol Dávid: Učiním milosť Chanúnovi, synovi Náchašovmu, lebo aj jeho otec učinil mne milosť. A tak poslal Dávid poslov, aby ho potešil ohľadne jeho otca. Nuž prišli služobníci Dávidovi do zeme synov Ammonových k Chanúnovi, aby ho potešili.
3krerët e bijve të Amonit i thanë Hanunit: "Ti beson që Davidi të ka dërguar ngushëllues për të nderuar atin tënd? Shërbëtorët e tij a nuk kanë ardhur vallë për të vëzhguar, për të shkatërruar dhe për të spiunuar vendin?".
3Ale kniežatá synov Ammonových povedali Chanúnovi: Či myslíš, že Dávid ctí tvojho otca, že ti poslal tešiteľov? Či azda nie preto prišli jeho služobníci k tebe, aby prezkúmali a podvrátili a prešpehovali zem?
4Atëherë Hanuni mori shërbëtorët e Davidit, i detyroi të rruhen dhe të presin rrobat për gjysmë deri në mollaqet, pastaj i la të shkonin.
4A tak vzal Chanún služobníkov Dávidových a oholil ich a odstrihol ich rúcha do polovice, až do rozkroku, a tak ich poslal preč.
5Ndërkaq disa shkuan të njoftojnë Davidin për atë që u kishte ndodhur këtyre njerëzve; atëherë Davidi dërgoi njerëz për t'i takuar, sepse ata ishin krejt të turpëruar. Mbreti porositi që t'u thonë atyre: "Qëndroni në Jeriko sa t'ju rritet mjekra, pastaj do të ktheheni".
5A niektorí odíduc oznámili o tých mužoch Dávidovi. A poslal im naproti, lebo mužovia boli veľmi zohavení. A kráľ im povedal: Pobuďte v Jerichu, dokiaľ nepodrastú vaše brady, potom sa navrátite.
6Kur bijtë e Amonit e kuptuan se kishin shkaktuar urrejtjen e Davidit, Hanuni dhe Amonitët dërguan një mijë talenta argjendi për të rekrutuar në shërbimin e tyre qerre dhe kalorës nga Mesopotamia, nga Sirët e Maakahut dhe nga Tsobahu.
6Keď potom videli synovia Ammonovi, že sa zosmradili u Dávida, poslal Chanún a synovia Ammonovi tisíc hrivien striebra, aby si za mzdu najali zo Sýrie Mezopotamie a zo Sýrie Maachy a z Cóby vozy i jazdcov.
7Rekrutuan gjithashtu tridhjetë e dy mijë qerre dhe mbretin e Maakahut me gjithë popullin tij, që fushuan përballë Medebas. Ndërkaq bijtë e Amonit ishin mbledhur nga qytetet e tyre për të marrë pjesë në luftë.
7A tak si najali za mzdu tridsaťdva tisíc vozov i kráľa z Maachy i jeho ľud, a prijdúc rozložili sa táborom pred Médebou. A synovia Ammonovi sa tiež shromaždili zo svojich miest a prišli do boja.
8Kur Davidi e dëgjoi këtë, dërgoi kundër tyre Joabin dhe tërë ushtrinë e njerëzve trima.
8Keď to počul Dávid, poslal Joába a všetko vojsko chrabrých bojovníkov.
9Bijtë e Amonit dolën dhe u renditën për betejë në portën e qytetit, ndërsa mbretërit që kishin ardhur në ndihmë të tyre rrinin mënjanë në fushë.
9A vyjdúc synovia Ammonovi zriadili sa do boja pri vchode do mesta, a kráľovia, ktorí boli prišli, boli osobitne na poli.
10Kur Joabi e kuptoi që kishte kundër tij dy fronte beteje, njeri pëpara dhe tjetri prapa, zgjodhi nga njerëzit më të mirë të Izraelit dhe i vendosi në rend beteje kundër Sirëve;
10Keď potom videl Joáb, že je šík obrátený proti nemu zpredu i zozadu, vybral zo všetkých vybraných z Izraela najsúcejších a zriadil ich proti Sýrovi.
11pjesën tjetër të popullit e vendosi nën urdhrat e vëllait të tij Abishai; këta u renditën kundër bijve të Amonit;
11A ostatok ľudu dal do ruky Abišaiho, svojho brata, a zriadili sa proti synom Ammonovým.
12pastaj i tha: "Në rast se Sirët janë më të fortë se unë, ti do të më vish në ndihmë; por në rast se bijtë e Amonit janë më të fortë se ti, atëherë do të vij unë të të ndihmoj.
12A riekol: Ak budú Sýrovia silnejší ako ja, budeš mi na pomoc; a keby synovia Ammonovi boli silnejší ako ty, pomôžem ti.
13Tregohu trim dhe të jemi të fortë për popullin tonë dhe për qytetet e Perëndisë tonë; dhe Zoti të bëjë atë që i pëlqen".
13Buď silný, a vzmužme sa za svoj ľud a za mestá svojho Boha. A Hospodin učiní to, čo bude dobré v jeho očiach.
14Pastaj Joabi me njerëzit që kishte me vete shkoi përpara për t'u ndeshur me Sirët; por këta ikën para tij.
14No keď sa priblížil Joáb a ľud, ktorý bol s ním, pred Sýrov do boja, utiekli pred ním.
15Kur bijtë e Amonit panë që Sirët kishin ikur, edhe ata ua mbathën para Abishait, vëllait të Joabit, dhe u kthyen në qytet. Atëherë Joabi u kthye në Jeruzalem.
15A synovia Ammonovi uvidiac, že uteká Sýr, utiekli aj oni pred Abišaim, jeho bratom, a vošli do mesta. A Joáb prišiel potom do Jeruzalema.
16Sirët, duke qenë se ishin mundur nga Izraeli, dërguan lajmëtarë dhe prunë Sirët që ishin matanë lumit. Në krye të tyre ishte Shofaku, komandanti i ushtrisë të Hadarezerit.
16A keď videli Sýrovia, že sú porazení od Izraela, poslali poslov a vyviedli Sýrov, ktorí bývali za riekou, a Šofach, veliteľ vojska Hadarézerovho, išiel pred nimi.
17Kur Davidi u njoftua për këtë gjë, mblodhi tërë Izraelin, kaloi Jordanin, marshoi kundër tyre dhe u vendos në rend beteje kundër tyre. Sapo Davidi u rreshtua në rend beteje kundër Sirëve, këta e filluan menjëherë betejën.
17Keď sa to oznámilo Dávidovi, shromaždil celého Izraela a prejdúc cez Jordán prišiel proti nim a zriadil vojsko proti nim. A keď zriadil Dávid vojsko proti Sýrom do boja, bojovali s ním.
18Por Sirët ua mbathën para Izraelit; dhe Davidi vrau shtatë mijë kalorës dhe dyzet mijë këmbësorë Sirë; vrau gjithashtu Shofakun, komandantin e ushtrisë.
18Ale Sýrovia utiekli pre Izraelom, a Dávid pobil mnohých zo Sýrov poraziac sedem tisíc vozov a štyridsať tisíc mužov peších, i Šofacha, veliteľa vojska, zabil.
19Kur shërbëtorët e Hadarezerit panë se ishin mundur nga Izraeli, bënë paqe me Davidin dhe iu nënshtruan atij. Kështu Sirët nuk deshën më t'u vinin në ndihmë bijve të Amonit.
19A keď videli služobníci Hadarézerovi, že sú porazení od Izraela, uzavreli pokoj s Dávidom a slúžili mu. Potom už nechceli viacej Sýrovia pomáhať synom Ammonovým.