World English Bible

Shqip

Psalms

112

1Praise Yah! Blessed is the man who fears Yahweh, who delights greatly in his commandments.
1Aleluja. Lum njeriu që ka frikë nga Zoti dhe gjen një gëzim të madh në urdhërimet e tij.
2His seed will be mighty in the land. The generation of the upright will be blessed.
2Pasardhësit e tij do të jenë të fuqishëm mbi tokë, brezat e njerëzve të drejtë do të jenë të bekuar.
3Wealth and riches are in his house. His righteousness endures forever.
3Në shtëpinë e tij ka bollëk dhe pasuri dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.
4Light dawns in the darkness for the upright, gracious, merciful, and righteous.
4Drita lind në terr për ata që janë të drejtë, për njeriun e dhemshur, të mëshirshëm dhe të drejtë.
5It is well with the man who deals graciously and lends. He will maintain his cause in judgment.
5Do të jetë i lumtur njeriu që ka dhemshuri dhe jep hua, dhe i drejton punët e tij me drejtësi,
6For he will never be shaken. The righteous will be remembered forever.
6sepse nuk do të lëvizet kurrë; i drejti do të kujtohet gjithnjë.
7He will not be afraid of evil news. His heart is steadfast, trusting in Yahweh.
7Ai nuk do t'u trëmbet lajmeve të këqia; zemra e tij është e fortë, me besim tek Zoti.
8His heart is established. He will not be afraid in the end when he sees his adversaries.
8Zemra e tij është e sigurt; ai nuk do të ketë fare frikë, deri sa të mos shikojë triumfues mbi armiqtë e tij.
9He has dispersed, he has given to the poor. His righteousness endures forever. His horn will be exalted with honor.
9Ai ka shpërndarë lirisht, u ka dhënë nevojtarëve, drejtësia e tij vazhdon përjetë dhe fuqia e tij do të ngrihet në lavdi.
10The wicked will see it, and be grieved. He shall gnash with his teeth, and melt away. The desire of the wicked will perish.
10I pabesi do ta shohë dhe do të zemërohet, do të kërcëllijë dhëmbët dhe do të konsumohet; dëshira e të pabesëve nuk do të realizohet kurrë.