1Kremtoni Zotin, lutjuni për ndihmë emrit të tij, bëni të njohura veprat e tij midis popujve.2Këndojini atij, këndojini lavde atij, mendoni thellë tërë mrekullitë e tij.3Mburruni me emrin e tij të shenjtë; le të kënaqet zemra e tërë atyre që kërkojnë Zotin.4Kërkoni Zotin dhe forcën e tij; kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij.5Mbani mend çuditë që ai ka bërë, mrekullitë dhe gjykimet e gojës së tij,6ju, o pasardhës së Abrahamit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhur të tij.7Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij janë mbi gjithë tokën.8Ai mban mend përjetë besëlidhjen e tij dhe për një mijë breza fjalën e komanduar prej tij,9besëlidhjen që lidhi me Abrahamin dhe betimin që i bëri Isakut,10që i konfirmoi Jakobit si statut të tij dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme,11duke thënë: "Unë do të të jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj",12kur nuk ishin veçse një numër i vogël, shumë të pakët dhe të huaj në vend,13dhe shkonin nga një komb te tjetri, nga një mbretëri te një popull tjetër.14Ai nuk lejoi që t'i shtypte njeri; përkundrazi ndëshkoi disa mbretër për hir të tyre,15dhe tha: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos bëni asnjë të keqe profetëve të mi".16Pastaj solli zinë e bukës në vend dhe shkatërroi çdo burim ushqimesh.17Dërgoi para tyre një njeri, Jozefin, që u shit si skllav.18I shtrënguan këmbët me pranga dhe u rëndua me zinxhirë hekuri.19Fjala e Zotit e vuri në provë, deri sa u plotësua ajo që kishte thënë.20Atëherë mbreti dërgoi ta zgjidhnin, sunduesi i popujve dërgoi ta çlironin,21dhe e bëri zot të shtëpisë së tij dhe qeveritar mbi të gjitha pasuritë e tij,22për t'i lidhur princat e tij me gjykimin e tij dhe për t'u mësuar pleqve të tij diturinë.23Edhe Izraeli erdhi në Egjipt dhe Jakobi qëndroi për ca kohë në vendin e Kamit.24Dhe Perëndia e shumëzoi shumë popullin e tij dhe e bëri më të fuqishëm se armiqtë e tij.25Pastaj ndryshoi zemrën e tyre, me qëllim që të urrenin popullin e tij dhe të kurdisnin mashtrime kundër shërbëtorëve të tij.26Atëherë ai dërgoi Moisiun, shërbëtorin e tij, dhe Aaronin që ai kishte zgjedhur.27Ata kryen midis tyre mrekullitë e urdhëruara prej tij dhe bënë çudira në tokën e Kamit.28Dërgoi terrin dhe e bëri vendin të binte në errësirë, dhe ata nuk kundërshtuan fjalën e tij.29I ndryshoi ujërat e tij në gjak dhe bëri që të ngordhnin peshqit e tij.30Vendi i tyre u mbush me bretkosa të cilat hynë deri në dhomat e mbretërve të tyre.31Me fjalën e tij erdhën një shumicë e madhe insektesh dhe mushkonjash në të gjithë territorin e tyre.32U dërgoi breshër në vend të shiut dhe flakë zjarri në vendin e tyre;33goditi edhe vreshtat e tyre dhe drurët e fikut, shkatërroi drurët e territorit të tyre.34Ai foli, dhe erdhën karkaleca dhe vemje në numër të madh,35që përpinë tërë bimësinë e vendit të tyre dhe hëngrën frytin e tokës së tyre.36Ai goditi edhe të gjithë të parëlindurit në vendin e tyre, prodhimet e para në tërë fuqinë e tyre;37dhe e nxori popullin e tij me argjend dhe me ar, dhe nuk pati asnjeri ndër fiset e tij që të tronditej.38Egjiptasit u gëzuan nga ikja e tyre, sepse tmerri i Izraelit kishte rënë mbi ta.39Ai shpalosi një re për t'i mbuluar dhe ndezi një zjarr për t'i ndriçuar natën.40Me kërkesën e tyre ai solli shkurtat dhe i ngopi me bukën e qiellit.41Çau shkëmbin dhe dolën prej tij ujëra; këto rridhnin në shketëtirë si një lumë.42Sepse atij iu kujtua premtimi i shenjtë që i kishte bërë Abrahamit, shërbëtorit të tij;43pastaj nxori popullin e tij me gëzim dhe njerëzit e tij të zgjedhur me britma gëzimi,44dhe u dha atyre vendet e kombeve, dhe ata trashëguan frytin e mundit të popujve,45me qëllim që të respektonin statutet e tij dhe t'u bindeshin ligjeve të tij. Aleluja.