Shqip

Psalms

106

1Aleluja. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.2Kush mund të përshkruajë bëmat e Zotit ose të shpallë tërë lavdinë e tij?3Lum ata që respektojnë drejtësinë, që bëjnë atë që është e drejtë në çdo kohë.4Mos më harro mua, o Zot, sipas mirësisë sate që tregon ndaj popullit tënd, dhe më vizito me shpëtimin tënd,5me qëllim që të shoh mirëqënien e të zgjedhurve të tu, të kënaqem në gëzimin e kombit tënd dhe të mbushem me lavdi për trashëgiminë tënde.6Ne dhe etërit tanë kemi mëkatuar, kemi bërë paudhësi dhe të këqija.7Etërit tanë në Egjipt nuk i kuptuan mrekullitë e tua, nuk kujtuan numrin e madh të mirësive të tua dhe ngritën krye pranë detit, Deti i Kuq.8Megjithatë Zoti i shpëtoi për hir të emrit të tij, për të bërë të njohur fuqinë e tij.9I bërtiti Detit të Kuq dhe ai u tha, dhe i udhëhoqi nëpër humnerat si nëpër një shkretëtirë.10I shpëtoi nga dora e atij që i urrente dhe i shpengoi nga dora e armikut.11Dhe ujërat i mbuluan armiqtë e tyre, dhe nuk shpëtoi as edhe një prej tyre.12Atëherë u besuan fjalëve të tij dhe kënduan lavdinë e tij.13Por shpejt i harruan veprat e tij dhe nuk pritën me besim plotësimin e planit të tij.14U ndezën nga lakmia në shkretëtirë dhe e tunduan Perëndinë në vetmi.15Dhe ai u dha atyre sa i kërkonin, por dërgoi midis tyre një lëngatë që pakësoi numrin e tyre.16Kur në kamp patën smirë Moisiun dhe Aaronin, i shenjti i Zotit,17toka u hap dhe përpiu Dathanin dhe groposi grupin e Abiramit.18Një zjarr shpërtheu në mes të tyre dhe flaka i përpiu të pabesët.19Bënë një viç në Horeb dhe adhuruan një shëmbëlltyrë prej metali të shkrirë,20dhe e ndërruan lavdinë e tyre me shëmbëllytrën e një kau që ha bar.21Harruan Perëndinë, Shpëtimtarin e tyre, që kishte bërë gjëra të mëdha në Egjipt,22mrekullitë në vendin e Kamit, gjëra të tmerrshme në Detin e Kuq.23Prandaj ai foli t'i shfarosë, por Moisiu, i zgjedhuri i tij, u paraqit mbi të çarën përpara tij për të penguar që zemërimi i tij t'i shkatërronte.24Ata e përçmuan akoma vendin e mrekullueshëm, nuk i besuan fjalës së tij,25por murmuritën në çadrat e tyre dhe nuk dëgjuan zërin e Zotit.26Prandaj ai ngriti dorën kundër tyre, duke u betuar se do t'i rrëzonte në shkretëtirë,27dhe se do t'i zhdukte pasardhësit e tyre midis kombeve dhe se do t'i shpërndante në të gjitha vendet.28Ata i shërbyen edhe Baal-Peorit dhe hëngrën flijimet e të vdekurve.29E zemëruan Perëndinë me veprimet e tyre dhe në mes tyre plasi murtaja.30Por Finehasi u ngrit dhe bëri drejtësi; dhe murtaja pushoi.31Dhe kjo iu vu në llogari të drejtësisë, brez pas brezi, përjetë.32Ata e provokuan përsëri në ujërat e Meribas, dhe Moisiu pësoi të keqen për shkak të tyre,33sepse e ashpërsoi frymën e tij (të Moisiut) dhe ai foli pa u menduar me buzët e tij.34Ata nuk shkatërruan popujt, siç i kishte porositur Zoti;35por u përzien midis popujve dhe mësuan veprat e tyre;36u shërbyen idhujve të tyre, dhe këta u bënë një lak për ta;37ua flijuan demonëve bijtë dhe bijat e tyre,38dhe derdhën gjak të pafajshëm, gjakun e bijve të tyre dhe të bijave të tyre, që u flijuan për idhujtë e Kanaanit; dhe vendi u ndot nga gjaku i derdhur.39Kështu ata u ndotën me veprat e tyre dhe u kurvëruan me aktet e tyre.40Dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër popullit të tij, dhe ai ndjeu një neveri për trashëgiminë e tij.41I la në dorë të kombeve, dhe u sunduan nga ata që i urrenin.42Armiqtë e tyre i shtypën dhe ata iu nënshtruan pushtetit të tyre.43Ai i çliroi shumë herë, por ata vazhduan të ngrenë krye dhe të zhyten në paudhësinë e tyre.44Megjithatë ai i kushtoi kujdes ankthit të tyre, kur dëgjoi britmat e tyre,45dhe iu kujtua besëlidhja e lidhur me ta dhe në dhemshurinë e madhe të tij u qetësua.46Bëri që ata të fitojnë përkrahje ndër të gjithë ata që i kishin çuar në robëri.47Na shpëto, o Zot, Perëndia ynë, dhe na mblidh midis kombeve, me qëllim që të kremtojmë emrin tënd të shenjtë dhe të lumturohemi duke të lëvduar.48I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga përjetësia në përjetësi. Dhe tërë populli le të thotë: "Amen". Aleluja.