1还未攻取之地
1Por Jozueu ishte plak dhe në moshë të shtyrë; dhe Zoti i tha: "Ti je plak dhe i shtyrë në moshë, dhe të mbetet një pjesë shumë e madhe e vendit për të pushtuar.
2还剩下来的地,就是非利士人的全境和基述人的全地,
2Ky është vendi që mbetet akoma: tërë territori i Filistejve dhe gjithë ai i Geshuritëve,
3从埃及东面的西曷河,向北直到以革伦的境界(这都算是迦南人的地方),由五个非利士人的首领管辖的迦萨人、亚实突人、亚实基伦人、迦特人、以革伦人的地方;并且有亚卫人,
3nga Shikori që rrjedh në lindje të Egjiptit, deri në kufirin e Ekronit nga veriu (krahinë që konsiderohet kananease), tokat e pesë princave të Filistejve, domethënë të Gazës, të Ashdodit, të Ashkalonit, të Gathit, të Ekronit dhe të Avejve gjithashtu,
4他们是在南方,以及迦南人全境和属西顿人的米亚拉,直到亚弗和亚摩利人的境界;
4në jug, tërë vendi i Kananejve, dhe Mearahu që u përket Sidonëve deri në Afek, deri në kufirin e Amorejve;
5还有迦巴勒人的地和东面的黎巴嫩全境,从黑门山下的巴力.迦得,直到哈马口;
5vendi i Giblitëve dhe tërë Libani në drejtim të lindjes, nga Baal-Gadi në këmbët e malit Hermon deri në hyrje të Hamathit;
6从黎巴嫩直到米斯利弗.玛音,所有住在山地的居民,就是所有的西顿人,我必在以色列人面前把他们赶出去。你只要照着我吩咐你的,把这地抽签分给以色列人作产业。
6tërë banorët e krahinës malore të Libanit deri në ujërat e Misrefothit, dhe gjithë Sidonët. Unë do t'i dëboj para bijve të Izraelit; ti ndërkaq ndaje me short vendin midis Izraelitëve si trashëgimi, ashtu si të kam urdhëruar.
7现在你要把这地分给九个支派和玛拿西半个支派作产业。”
7Ndaje, pra, këtë vend si trashëgimi midis nëntë fiseve dhe gjysmës së fisit të Manasit".
8两个半支派在河东的分地玛拿西另半个支派,跟流本人和迦得人,已经得了摩西在约旦河东赐给他们的产业,是照着耶和华的仆人摩西赐给他们的,
8Rubenitët dhe Gaditët, bashkë me gjysmën e fisit tjetër, kanë marrë trashëgiminë e tyre, që Moisiu u dha atyre matanë Jordanit, në lindje, ashtu siç ua kishte dhënë Moisiu, shërbëtor i Zotit;
9就是从亚嫩谷边的亚罗珥和谷中间的城,以及米底巴的整片平原,直到底本;
9nga Aroeri që ndodhet në brigjet e përroit Arnon dhe nga qyteti që është në mes të luginës, tërë rrafshnaltën e Medebas deri në Dibon;
10还有在希实本作王的亚摩利人的王西宏所有的城镇,直到亚扪人的境界;
10tërë qytetet e Sihonit, mbretit të Amorejve, që mbretëronte në Heshbon, deri në kufirin e bijve të Amonit;
11又有基列地、基述人和玛迦人的境界,以及整个黑门山、巴珊全地,直到撒迦;
11Galaadin, territorin e Geshuritëve dhe të Maakathitëve, tërë malin Hermon dhe tërë Bashanin deri në Salkah;
12另有巴珊王噩的全国,他在亚斯他录和以得来作王;他是利乏音人留下的余民。这些地方的人,摩西都把他们击杀了,赶走了。
12tërë mbretërinë e Ogut, në Bashan, që mbretëronte në Ashtaroth dhe në Edrei dhe ishte i vetmi gjigant i mbetur gjallë. Në fakt Moisiu i kishte mundur dhe dëbuar.
13以色列人却没有赶走基述人和玛迦人;因此,基述人和玛迦人住在以色列人中间,直到今日。
13Por bijtë e Izraelit nuk i përzunë Geshuritët dhe Maakathitët; kjo është arësyeja pse Geshuritët dhe Maakathitët banojnë në mes të Izraelit deri në ditët e sotme.
14只有利未支派,摩西没有把产业给他们;他们的产业就是献给耶和华以色列的 神的火祭,正如耶和华对他们所说的。
14Vetëm fisit të Levit, Moisiu nuk i kishte dhënë asnjë trashëgimi; flijimet e bëra me zjarr për nder të Zotit, Perëndisë së Izraelit, përfaqësonin trashëgiminë e tij, ashtu si u kishte thënë ai.
15流本支派的分地摩西按着流本支派的家族,把产业给了他们。
15Kështu Moisiu i kishte dhënë fisit të bijve të Rubenit pjesën që u përkiste, simbas familjeve të tyre;
16他们的境界是从亚嫩谷边的亚罗珥起,包括谷中间的城、靠近米底巴的整片平原、
16territori i tyre niste nga Aroeri që ndodhet mbi brigjet e përroit Arnon dhe nga qyteti që gjendet në mes të luginës, tërë rrafshnalta pranë Medebës,
17希实本和平原上属希实本所有的城、底本、巴末.巴力、伯.巴力.勉、
17Heshboni dhe tërë qytetet e tij që ndodhen në rrafshnaltën: Diboni, Bamoth-Baali, Beth-Baal-Meoni,
18雅杂、基底莫、米法押、
18Jahtsahu, Kedemothi, Mefaathi,
19基列亭、西比玛、谷中山地上的细列哈.沙辖、
19Kirjathaimi, Sibmahu, Tsereth-Hashahari mbi malin e luginës,
20伯.毗珥、毗斯迦山坡、伯.耶西末、
20Beth-Peori, shpatet e Pisgahut dhe Beth-Jeshimothi;
21平原上所有的城和亚摩利人的王西宏的全国。这西宏曾经在希实本作王,摩西把他和米甸的首领以未、利金、苏珥、户珥和利巴都击杀了。这些都是西宏的王侯,住在那地。
21të gjitha qytetet e rrafshnaltës dhe tërë mbretëria e Sihonit, mbretit të Amorejve që mbretëronte në Heshbon, të cilin Moisiu e mundi me princat e Madianit: Evi, Rekem, Tsur, Hur dhe Reba, princa vasalë të Sihonit, që banonin në atë vend.
22在以色列人所杀的人中,比珥的儿子占卜者巴兰也被他们用刀所杀。
22Bijtë e Izraelit vranë gjithashtu me shpatë Balaamin, birin e Beorit, shortarin, bashkë me të tjerët që u vranë në radhët e Madianitëve.
23流本人领土的疆界是约旦河,这就是流本人按着家族得着的产业所包括的众城,和属于这些城的村庄。
23Territori i bijve të Rubenit kufizohej me Jordanin. Kjo ishte trashëgimia e bijve të Rubenit në bazë të familjeve të tyre, së bashku me qytetet dhe fshatrat e tyre.
24迦得支派的分地摩西按着迦得支派的家族把产业分给迦得支派。
24Moisiu i kishte dhënë gjithashtu fisit të Gadit, bijve të Gadit, pjesën e tyre, simbas familjeve të tyre.
25他们的境界包括雅谢和基列所有的城,以及亚扪人的一半土地,直到拉巴前面的亚罗珥;
25Territori i tyre përfshinte Jazerin, të gjitha qytetet e Galaadit, gjysmën e vendit të bijve të Amonit deri në Aroer, që ngrihet përballë Rabahut,
26从希实本直到拉抹.米斯巴和比多宁,又从玛哈念直到底璧的境界;
26dhe nga Heshboni deri në Ramath-Mitspah dhe Betonim, dhe nga Mahanaimi deri në kufirin e Debirit,
27还有在谷中的伯.亚兰、伯.宁拉、疏割、撒分,就是希实本王西宏国中的余地,以约旦河作疆界,直到基尼烈海的底端,都在约旦河东。
27dhe në luginë, Beth-Harami, Beth-Nimrahi, Sukothi dhe Tsafoni, pjesa që mbeti nga mbretëria e Sihonit, mbretit të Heshbonit, që ka Jordanin për kufi, deri në skajin e Detit të Kinerethit, matanë Jordanit, në drejtim të lindjes.
28这就是迦得人按着家族得着的产业所包括的城镇,和属于这些城的村庄。
28Kjo qe trashëgimia e bijve të Gadit, simbas familjeve të tyre, me qytetet dhe fshatrat e tyre.
29玛拿西半支派的分地摩西把产业分给玛拿西半个支派,是按着玛拿西半个支派的家族分给他们的。
29Moisiu i kishte dhënë gjithashtu gjysmës së fisit të Manasit, bijve të Manasit, pjesën e tyre, simbas familjeve të tyre.
30他们的境界是从玛哈念起,包括巴珊全地、巴珊王噩的全国,并且在巴珊的睚珥的所有村落,共六十座城,
30Territori i tyre përfshinte Mahanaimin, tërë Bashanin, tërë mbretërinë e Ogut, mbretit të Bashanit, tërë fshatrat e Jairit që ndodhen në Bashan, gjithsej shtatëdhjetë qytete.
31还有基列的一半和亚斯他录、以得来,就是在巴珊,噩的王国的两座城,都是按着家族分给玛拿西的儿子玛吉的孙子,就是分给玛吉的一半孙子。
31Gjysma e Galaadit, Ashtarothit dhe Edreit, qytete të mbretërisë së Ogut në Bashan, kaluan në dorë të bijve të Makirit, birit të Manasit, simbas familjeve të tyre.
32以上这些地方是摩西在约旦河东,耶利哥对面的摩押平原所分配的产业。
32Këto janë pjesët që Moisiu u kishte ndarë si trashëgimi në fushat e Moabit, matanë Jordanit, në bregun përballë Jerikos, në lindje.
33可是利未支派,摩西却没有把产业分给他们,因为耶和华以色列的 神就是他们的产业,正如耶和华对他们所说的。
33Por fisit të Levit Moisiu nuk i la asnjë trashëgimi; Zoti, Perëndia i Izraelit, ishte trashëgimia e tij, ashtu siç u kishte thënë ai vetë.