1九个半支派在河西的分地
1Këto janë territoret që bijtë e Izraelit morën si trashëgimi në vendin e Kanaanit, dhe që prifti Eleazar, Jozueu, bir i Nunit, dhe kryetarët e familjeve të fiseve të bijve të Izraelit u ndanë atyreve si trashëgimi.
2是照着耶和华借着摩西所吩咐的,以抽签的方法把产业分给九个半支派。
2Trashëgimia e tyre u vendos me short, ashtu si u kishte urdhëruar Zoti me anë të Moisiut nëntë fiseve dhe gjysmës së fisit,
3因为摩西在约旦河东已经把产业分给了那两个半支派;却没有把产业分给他们中间的利未人。
3sepse dy fiseve të tjera dhe gjysmës së fisit, Moisiu u kishte dhënë trashëgiminë e tyre matanë Jordanit; por nuk u kishte dhënë asnjë trashëgimi Levitëve,
4因为约瑟的子孙成了两个支派,就是玛拿西和以法莲,因此以色列人没有把地业分给在那地的利未人,只给他们一些城市居住,还有城市的郊野,可以牧放他们的牲畜,安置他们的财产。
4sepse bijtë e Jozefit formonin dy fise, atë të Manasit dhe atë të Efraimit; Levitëve nuk iu dha asnjë pjesë në vend, por vetëm disa qytete për të banuar bashkë me kullota për bagëtinë e tyre dhe pasuritë që kishin.
5耶和华怎样吩咐摩西,以色列人就照样行,把地分配了。
5Bijtë e Izraelit vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun dhe e ndanë vendin.
6迦勒的分地犹大人来到吉甲约书亚那里,基尼洗人耶孚尼的儿子迦勒对约书亚说:“耶和华在加低斯.巴尼亚对神人摩西所说关于你和我的话,你是知道的。
6Atëherë bijtë e Judës u paraqitën para Jozueut në Gilgal; dhe Kalebi, bir i Jefunehut, Kenizeu, i tha: "Ti e di atë që Zoti i tha Moisiut, njeriut të Perëndisë, lidhur me mua dhe me ty në Kadesh-Barnea.
7耶和华的仆人摩西从加低斯.巴尼亚派我去窥探这地的时候,我正四十岁;我照着我心里所想的向他报告。
7Unë isha dyzet vjeç kur Moisiu, shërbëtori i Zotit, më dërgoi në Kadesh-Barnea për të vëzhguar vendin; unë i paraqita një raport ashtu si ma thoshte zemra.
8可是,与我一同上去的众兄弟却使人民的心惊惧,我却完全顺从耶和华我的 神。
8Ndërsa vëllezërit e mi që kishin ardhur me mua e shkurajuan popullin, unë ndoqa plotësisht Zotin, Perëndinë tim.
9那天摩西起誓说:‘你的脚踏过的地都必归你和你的子孙作产业,直到永远,因为你完全顺从耶和华我的 神。’
9Atë ditë Moisiu bëri këtë betim: "Toka që ke shkelur me këmbë do të jetë trashëgimia jote dhe e bijve të tu për gjithnjë, sepse ke ndjekur plotësisht Zotin, Perëndinë tim".
10现在你看,自从耶和华对摩西说了这话以后,耶和华照着所应许的,使我活了这四十五年,就是以色列人在旷野行走的时期;现在你看,我今日已经是八十五岁了。
10Dhe ja, tani Zoti më ka ruajtur të gjallë, siç e kishte thënë, këto dyzet e pesë vjet që kur Zoti i tha këto fjalë Moisiut, ndërsa Izraeli endej nëpër shkretëtirë; dhe ja, sot u bëra tetëdhjetë e pesë vjeç.
11今日我还是强壮,像摩西派我去的那天一样;无论是作战,或是出入,那时我的力量怎样,现在我的力量还是怎样。
11Por sot jam akoma i fortë si ditën që Moisiu më nisi; po atë fuqi që kisha atëherë e kam edhe tani, qoftë për të luftuar, qoftë për të shkuar dhe për të ardhur.
12现在求你把耶和华那日所应许的这山地赐给我;因为那天你也曾听见那里有亚衲人,又有宽大坚固的城;但耶和华与我同在,我就可以把他们赶出去,正如耶和华所应许的。”
12Prandaj ma jep këtë mal për të cilin foli Zoti atë ditë; sepse ti vetë e dëgjove atë ditë që aty ishin Anakimët dhe kishte qytete të mëdha dhe të fortifikuara. Në rast se Zoti do të jetë me mua, unë do t'i dëboj, ashtu si ka thënë Zoti".
13于是约书亚给迦勒祝福,把希伯仑赐给了耶孚尼的儿子迦勒作产业。
13Atëherë Jozueu e bekoi dhe i dha si trashëgimi Hebronin Kalebit, djalit të Jefunehut.
14因此,希伯仑成了基尼洗人耶孚尼的儿子迦勒的产业,直到今日;因为他完全顺从耶和华以色列的 神。
14Për këtë arësye Hebroni ka mbetur pronë e Kalebit, birit të Jefunehut, Kenizeu, deri në ditën e sotme, sepse ai ka ndjekur plotësisht Zotin, Perëndinë e Izraelit.
15希伯仑从前名叫基列.亚巴;亚巴是亚衲人中最伟大的人。全地也就止息了战争。
15Më parë Hebroni quhej Kirjath-Arba, Arba pati qenë njeriu më i madh në radhët e Anakimëve. Dhe vendi nuk pati më luftë.