Croatian

Shqip

Job

10

1Kad mi je duši život omrznuo, nek' mi tužaljka poteče slobodno, zborit ću u gorčini duše svoje.
1"Jam neveritur nga jeta ime; do të shfryj lirisht vajtimin tim, duke folur në trishtimin e shpirtit tim!
2Reću ću Bogu: Nemoj me osudit! Kaži mi zašto se na me obaraš.
2Do t'i them Perëndisë: "Mos më dëno! Bëmë të ditur pse grindesh me mua.
3TÓa što od toga imaš da me tlačiš, da djelo ruku svojih zabacuješ, da pomažeš namjerama opakih?
3A të duket mirë të shtypësh, të përçmosh veprën e duarve të tua dhe të tregohesh në favor të qëllimeve të njerëzve të këqij?
4Jesu li u tebe oči tjelesne? Zar ti vidiš kao što čovjek vidi?
4A ke sy prej mishi, apo shikon edhe ti si shikon njeriu?
5Zar su ti dani k'o dani smrtnika a kao ljudski vijek tvoje godine?
5A janë vallë ditët e tua si ditët e një të vdekshmi, vitet e tua si ditët e një njeriu,
6Zbog čega krivnju moju istražuješ i grijehe moje hoćeš razotkriti,
6sepse ti duhet të hetosh lidhur me fajin tim dhe të kërkosh mëkatin tim,
7kad znadeš dobro da sam nedužan, da ruci tvojoj izmaknut ne mogu?
7megjithëse e di që nuk jam fajtor dhe që nuk ka njeri që mund të më çlirojë nga dora jote?
8Tvoje me ruke sazdaše, stvoriše, zašto da me sada opet raščiniš!
8Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë por tani ti kërkon të më zhdukësh.
9Sjeti se, k'o glinu si me sazdao i u prah ćeš me ponovo vratiti.
9Mbaj mend, të lutem, që më ke modeluar si argjila, dhe do të më bësh të kthehem në pluhur!
10Nisi li mene k'o mlijeko ulio i učinio da se k'o sir zgrušam?
10A nuk më ke derdhur vallë si qumështi dhe më ke piksur si djathi?
11Kožom si me i mesom odjenuo, kostima si me spleo i žilama.
11Ti më ke veshur me lëkurë dhe me mish, më ke thurur me kocka dhe me nerva.
12S milošću si mi život darovao, brižljivo si nad mojim bdio dahom.
12Më ke dhënë jetë dhe dashamirësi, dhe providenca jote është kujdesur për frymën time,
13Al' u svom srcu ovo si sakrio, znam da je tvoja to bila namjera:
13por këto gjëra i fshihje në zemrën tënde; tani unë e di që ti mendoje një gjë të tillë.
14da paziš budno hoću li zgriješiti i da mi grijeh ne prođe nekažnjeno.
14Në qoftë se mëkatoj, ti më ndjek me sy dhe nuk më lë të pandëshkuar për fajin tim.
15Ako sam grešan, onda teško meni, ako li sam prav, glavu ne smijem dići - shrvan sramotom, nesrećom napojen!
15Në qoftë se jam i keq, mjerë unë! Edhe sikur të jem i drejtë, nuk do të guxoja të ngrija kokën, i ngopur siç jam nga poshtërsia dhe duke parë mjerimin tim.
16Ispravim li se, k'o lav me nagoniš, snagu svoju okušavaš na meni,
16Në rast se ngre kryet, ti më ndjek si luani, duke kryer përsëri mrekulli kundër meje.
17optužbe nove na mene podižeš, jarošću većom na mene usplamtiš i sa svježim se četama obaraš.
17Ti i përtërin dëshmitarët kundër meje, e shton zemërimin tënd kundër meje dhe trupa gjithnjë të reja më sulmojnë.
18Iz utrobe što si me izvukao? O, što ne umrijeh: vidjeli me ne bi,
18Pse, pra, më nxore nga barku? Të kisha vdekur, pa më parë sy njeriu!
19bio bih k'o da me ni bilo nije, iz utrobe u grob bi me stavili.
19Do të kisha qenë sikur të mos kisha ekzistuar kurrë, i mbartur nga barku në varr.
20Mog su života dani tako kratki! Pusti me da se još malo veselim
20A nuk janë vallë të pakta ditët e mia? Jepi fund, pra, lërmë të qetë që të mund ta mbledh pak veten;
21prije nego ću na put bez povratka, u zemlju tame, zemlju sjene smrtne,
21para se të shkoj për të mos u kthyer më, drejt vendit të errësirës dhe të hijes së vdekjes,
22u zemlju tmine guste i meteža, gdje je svjetlost slična noći najcrnjoj."
22të vendit të territ dhe të errësirës së madhe të hijes së vdekjes, ku ka vetëm pështjellim, ku madje edhe drita është si errësira".