1Më çliro nga armiqtë e mi, o Perëndia im; më vër në një vend të sigurt aty lart, larg atyre që ngrihen kundër meje.
1For the Chief Musician; [set to] Al-tashheth. [A Psalm] of David. Michtam; when Saul sent, and they watched the house to kill him. Deliver me from mine enemies, O my God: Set me on high from them that rise up against me.
2Më çliro nga ata që bëjnë paudhësi dhe më shpëto nga njerëzit gjakatarë.
2Deliver me from the workers of iniquity, And save me from the bloodthirsty men.
3Sepse, ja, ata më ngrejnë prita; njerëz të fuqishëm mblidhen kundër meje pa ekzistuar, o Zot, ndonjë faj apo mëkat nga ana ime.
3For, lo, they lie in wait for my soul; The mighty gather themselves together against me: Not for my transgression, nor for my sin, O Jehovah.
4Megjithëse nuk ekziston ndonjë gabim nga ana ime, ata nxitojnë dhe përgatiten; zgjohu që të më vish në ndihmë dhe shiko.
4They run and prepare themselves without [my] fault: Awake thou to help me, and behold.
5Prandaj ti, o Zot, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit, zgjohu, për të ndëshkuar tërë kombet; mos fal asnjë prej atyre që veprojnë në mënyrë të pabesë. (Sela)
5Even thou, O Jehovah God of hosts, the God of Israel, Arise to visit all the nations: Be not merciful to any wicked transgressors. Selah
6Ata kthehen në mbrëmje, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.
6They return at evening, they howl like a dog, And go round about the city.
7Ja, ata nxjerrin fyerje nga goja e tyre; kanë shpata mbi buzët e tyre dhe thonë: "Kush na dëgjon?".
7Behold, they belch out with their mouth; Swords are in their lips: For who, [say they], doth hear?
8Por ti, o Zot, do të qeshësh me ta; do të tallesh me të gjitha kombet.
8But thou, O Jehovah, wilt laugh at them; Thou wilt have all the nations in derision.
9O forca ime, do të shikoj ty, sepse Perëndia është kështjella ime.
9[Because of] his strength I will give heed unto thee; For God is my high tower.
10Perëndia im i dhembshur do të më dalë përballë; Perëndia im do të më bëjë të shoh atë që dëshiroj mbi armiqtë e mi.
10My God with his lovingkindness will meet me: God will let me see [my desire] upon mine enemies.
11Mos i vrit, që populli im të mos harrojë; në sajë të fuqisë sate lëri të enden dhe rrëzoji, o Zot, mburoja jonë.
11Slay them not, lest my people forget: Scatter them by thy power, and bring them down, O Lord our shield.
12Për mëkatin e gojës së tyre dhe për fjalët e buzëve të tyre i zëntë laku i kryelartësisë së tyre, për shkak të mallkimeve dhe të gënjeshtrave që thonë.
12[For] the sin of their mouth, [and] the words of their lips, Let them even be taken in their pride, And for cursing and lying which they speak.
13Asgjesoji në zemërimin tënd, asgjesoji dhe mos qofshin më; dhe le të dinë që Perëndia mbretëron te Jakobi dhe deri në kufijtë e tokës. (Sela)
13Consume them in wrath, consume them, so that they shall be no more: And let them know that God ruleth in Jacob, Unto the ends of the earth. Selah
14Në mbrëmje ata kthehen, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.
14And at evening let them return, let them howl like a dog, And go round about the city.
15Enden për të kërkuar ushqim dhe po të jetë se nuk e gjejnë për të ngrënë, e kalojnë natën duke u ankuar.
15They shall wander up and down for food, And tarry all night if they be not satisfied.
16Por unë do të kremtoj fuqinë tënde dhe në mëngjes do të lëvdoj me zë të lartë mirësinë tënde, sepse ti ke qenë për mua një kështjellë dhe një strehë ditën e fatkeqësisë.
16But I will sing of thy strength; Yea, I will sing aloud of thy lovingkindness in the morning: For thou hast been my high tower, And a refuge in the day of my distress.
17O forca ime, ty do të këndoj lavdet, sepse ti, o Perëndi, je kështjella ime, Perëndia që ka mëshirë për mua.
17Unto thee, O my strength, will I sing praises: For God is my high tower, the God of my mercy.